• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

Njoftim – Regjistrimi i pasurive të paluajtshme

  • Njoftim – Regjistrimi i pasurive të paluajtshme

     

    Nr.1078 prot                                                                                                                        Koplik me:12/05/2016

     

    Njoftim

    Ne baze te ligjit Nr.33 dt.21.03.2012, Per regjistrimin e pasurive te paluajtshme, ne zonen kadastrale Nr.2220 (Ish bashkia Koplik), Malesi e Madhe, eshte duke u kryer regjistrimi fillestar i pasurive te paluajtshme.

    Ne baze te nenit 26, te po ketij Ligji, per konstultim publik, jane afishuar listat e pasurive te paluajtshme te regjistruara si dhe Harta Treguese e Regjistrimit per nje periudhe kohore prej 45 ditesh.

    Periudha e afishimit eshte data 09.05.2016 – 22.06.2016.

    Afishimi publik eshte bere ne adresen: Objekti i z.Ahmet Hoxhaj, kati i pare (perballe Gjimnazit Koplik)

     

    Orari i konsultimeve:

    E Hene – E Premte

    Nga ora 10.00 – 13.00 dhe nga ora 14.30 – 19.00

    E Shtune dhe e Diele

    Nga ora 10.00 – 16.00

     

    Qytetaret te cilet zoterojne pasuri te paluajtshme brenda kesaj zone kadastrale, te drejtohen ne ambjentet e Afishimit Publik te Pasurive te Paluajtshme dhe te verifikojne pronesine e tyre ose te drejta te tjera reale mbi pasurite e tyre.

    Te gjitha pretendimet duhet te paraqiten brenda afatit te afishimit, prane ketij ambjenti dhe specialistit te ngarkuar me kete detyre.

    Shqyrtimi i tyre gjate periudhes se afishimit publik eshte falas.

    Ju rikujtojme te mos neglizhoni per te bere verifikimet e nevojshme pasi mbas mbarimit te afatit do te shtohen problemet per regjistrimin e prones suaj.

     

     

    KRYETAR  BASHKIE

       TONIN MARINAJ

    Shkarko dokumentin

    Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn