Razëm

  • Razëm

    Razëm

    RAZËM: : 900 m mbi nivelin e detit, e vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, në mes të atraksioneve turistike të rajonit është një ndër pikat turistike malore më të afërta me qytetin e Koplikut rreth 26 km. Ndodhet në Njësinë Administrative Shkrel. Zona turistike e Razmës paraqet kontraste befasuese në reliev, mes shkëmbinjve karbonatikë të mesozoit me një strukturë bllokore tipike të ngritur mbi 1500 dhe fushave të gjelbërta të Razmës,Troshanit dhe Fushës së Zezë .Një nga vendet më të bukura malore të Shqipërisë e cila është zbuluar nga të huajt që në shek. XIX. Të parët që e kanë vlerësuar bukurinë dhe pasurinë e saj natyrore ishin botanisti Italian Antonio Baldoci, Austriaku Dofler, dhe gjeologu Boran Nopce.
    Razma që në vitet 1900 ëhtë shfrytëzuar nga familje të pasura për pushimet verore, e cila njihet për ajrin e pastër kurues dhe natyren magjepsesë të pishave dhe fushave të gjelbërta.
    Ka një natyrë impresionuese të pyjeve ahut e pishës, ajrin e pastër dhe të freskët sidomos gjatë verës e dimrit, përmban në vetvete vlera turistike të veçanta. Larmia e kafshëve dhe e shpendëve të egjër në këtë zonë, përbën një mundësi të mirë për zhvillimin e gjuetisë.

    Gjithashtu Razma ofron kushte elitare akomoduese me hotelet e reja që janë ndërtuar së fundmi duke rritur kapacitetet dhe cilësinë e shërbimit.