Syri i Sheganit

  • Syri i Sheganit

    Syri i Sheganit

    SYRI I SHEGANIT:  ndodhet në pjesën lindore të liqenit të Shkodres në Njësinë Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, është një vend tërheqës me bukuri të jashtëzakonshme, me ujin e freskët dhe të kristaltë i cili buron nga thellësia e tokës.

    Si një ndër destinacionet e zbuluara së fundmi kjo zonë konsiderohet ndër më të bukurat dhe më me vlerë në bregun e liqenit të Shkodres.

    Syri i Sheganit është një burim i madh karstik, që del vertikalisht në çarjet tektoniko-karstike dhe lidhet me dy burime të tjera të këtij lloji. Përveç Syrit të Sheganit aty pranë janë edhe dy hurdhana (pellg me ujë), të cilat të treja formohen nga ujërat nëntoksorë. Uji i Syrit të Sheganit i cili vjen nga ujërat karstike të Alpeve Perëndimore të Shqipërisë, del nga një oxhak me thellësi rreth 22 – 28 m.

    Si pjesë e liqenit të Shkodrës edhe Syri i Sheganit është i pasur me peshq e gjallesa të tjera duke e kthyer edhe këtë zonë në një vend të rëndësishëm të faunës shqiptare. Pozicioni gjeografik, afërsia me shumë atraksione të tjera ia shton veçantinë këtij monumenti natyre, që ndodhet shumë afër me Koplikun.

    Syrin e Sheganit mund ta vizitoni për të realizuar piknik, not, ecje në natyrë apo për të zhvilluar sporte ujore si: lundrim me varka, kajak, stand up paddle etj.

    Përjetoni një experience unike dhe të veçantë në natyrën e virgjër dhe mahnitëse të Syrit të Sheganit.