Turizmi

  • Turizmi

    Potencialet turistike:

    Në Bashkinë Malësi e Madhe ka zyra informacioni ku ofrohet nje pasqyrim dhe informacion i sakte per te gjithe çka nevoitet per fushen e turizmit. Vlen te theksohet se per Njësitë Administrative të Kelmendit dhe Shkrelit ( si zonat me malore ) ka dhe nje faqe interneti : www.kelmend-shkrel.org ku jepen me detaje te gjitha burimet turistike te ketyre zonave.

    Ne te gjitha fshatrat turistike ka internet dhe numra celularesh, e-mail etj kjo edhe ne fshatin me te larget Vermosh per te bere rezervime.

    LLOJET E TURIZMIT

    Vete ky pozicion gjeografik krijon nje ansambel te mahnitshem persa i perket fushes se Turizmit qe per nga llojet mund te jete unikal ne vendin tone e ne rajon. Malesia e Madhe te jep mundesine per 12 muajt e vitit te zhvillohen te gjitha llojet e turizmit duke filluar me :

    ku vend te vecante ze Liqeni i Shkodres me nje shtrirje gjatesie prej rreth 30 km nga Vraka-Gril ( Komuna Gruemire ) e deri ne Han te Hotit ( Komuna Kastrat ) si dhe Lumi Cem me nje gjatesi prej rreth 31 km e qe pershkon Komunen Kelmend.
    Ne Liqenin e Shkodres mund te permendim disa pika pushimi per plazh si ajo e Grilit e Grizhes ( Komuna Gruemire ), Culaj ( Bashkia Koplik ), Sterbeq, Kamice etj (Komuna Qender) si dhe ne Shegan, Hot etj ( Komuna Kastrat ).

    Sherbimi ketu eshte ditor me lokale te shumta dhe me ushqim te bollshem tradicional dhe bashkekohore ku e vecanta eshte gatimi i peshkut kryesisht i Krapit, Ngjales, Troftes se Liqenit e te lumit Cem etj.

    ku vend te vecante ze Liqeni i Shkodres me nje shtrirje gjatesie prej rreth 30 km nga Vraka-Gril ( Komuna Gruemire ) e deri ne Han te Hotit ( Komuna Kastrat ) si dhe Lumi Cem me nje gjatesi prej rreth 31 km e qe pershkon Komunen Kelmend.
    Ne Liqenin e Shkodres mund te permendim disa pika pushimi per plazh si ajo e Grilit e Grizhes ( Komuna Gruemire ), Culaj ( Bashkia Koplik ), Sterbeq, Kamice etj (Komuna Qender) si dhe ne Shegan, Hot etj ( Komuna Kastrat ).

    Sherbimi ketu eshte ditor me lokale te shumta dhe me ushqim te bollshem tradicional dhe bashkekohore ku e vecanta eshte gatimi i peshkut kryesisht i Krapit, Ngjales, Troftes se Liqenit e te lumit Cem etj.

    perben turizmin me atraktiv ku pikat turistike me te njohura jane Razma, Boga, Zona e Recit ne Komunen e Shkrelit, Lepusha, Vermoshi, Selca etj ne Komunen Kelmend, Granazhdoli dhe Fush-Zeza ne Komunen Kastrat si dhe Kashnjeti i Geshtenjave dhe Murrani ne Komunen Gruemire.

    Ne keto pika turistike akomodimi eshte sipas kerkesave duke filluar me ate ditor, javor por edhe mujor duke garantuar nje sherbim bashkekohor dhe te tradites se zonave te lartpermendura qofte ne fjetje me hotele moderne dhe me shtepia karakteristike te zonave sidomos ato Alpine, por edhe ne ushqim qe duhet vleresuar se eshte i gjithi BIO me prodhime vendase nga te gjitha llojet duke filluar nga mishi,  peshku ( kryesisht Trofta e Cemit ), patatet, perimet e frutat e ndryshme por edhe vera e rakia vendase e sidomos uji i fresket te ardhur nga bjeshket e shumta te ketyre zonave etj.

    Ky turizem ze nje vend te rendesishem ne gjithe hapesiren turistike te Malesise se Madhe per vete historine e kulturen e trasheguar brez pas brezi nga kjo treve.

    Malesia e Madhe njihet per traditat e saj si: mikpritja, bujaria, besa, urtesia etj. Aq e shenjte eshte per malesorin mikpritja sa ne kohen e pushtuesve turq denojne me vdekje nje malesore si kundershtar te regjimit dhe duke e derguar per varje oficeri turk e pyet malesorin nese e kishte ndier ndonjehere vehten me ngusht se tani qe po varej dhe malesori i pergjigjet: “ Po- kur me ka ardh miku ne shtepi e nuk kam patur cfare ti jap “.

    Ketu mund te shtoj edhe karakteristika te tjera etno- kulturore te treves te ruajtura brez pas brezi si kostumet kombetare xhubleta, xhamadani, etj. Ja si shprehet autori hungarez Daniel Kornidez ne vitet 1753-1754 “As palloi, as ylberi nuk kane aq ngjyra sa xhubleta e grave malesore ‘. Ne vazhdim te ketij lloj turizmi mund tu sygjeroj te gjithe turisteve vendas e te huaj disa detaje qindra e mijra vjecare si Qyteza e Ballezes ne Kurte, Kroi i Murranit ne Vorfe, Kisha e Shengjonit ne Hysaj te Komunes Gruemire, Shpellen e Frasherit ne Bajze, Kalane e Marshejit, Mali i Velecikut ne Komunen e Kastratit, Luginen e Shkrelit, Puset e Ujit ne Razem, Kroin e Boges e te Granazhdolit, Geshtenjat qindra vjecare te Recit ne Komunen e Shkrelit, Uren e Tamares, Rrenojat e Keshtjelles Klementane te Vuklit, Logun e Bjeshkes ne Qafe te Bredelecit ku cdo vit zgjidhet MISS BJESHKA tradite mijravjecare, Lugina e Vermoshit etj ne Komunen Kelmend etj. etj. detaje arkeologjike qe ka M.Madhe.

    Vete pozicioni dhe resurset e medha natyrore qe ka e gjithe Malesia e Madhe te jep mundesi te medha per zhvillimin e shume sporteve si ato ujore ( noti, lojrat me top ne uje, udhetimi me varka, gjuetia e peshkut dhe e shpendeve te ndryshme ) ne Liqenin e Shkodres, kanotazhi ne Lumin Cem, gjuetia e kafsheve te egra ne zonat malore dhe ajo qe te jep kenaqesi te madhe jane lojrat me ski ne zonat e mbuluara nga debora gjate periudhes se dimrit.

    Po ashtu mund te permendim alpinizmin qe ofrohet ne Alpet e Veriut, Bjeshket e Nemuna, malin e Velecikut, malin e Jezerces etj.

    Vizitoret vendas e te huaj mund te eksplorojne shpella te ndryshme ne gjithe Malesine e Madhe te cilat u ofrojne edhe te dhena jetesore te popullimit mijeravjecare. Shpellat me te njohura jane ne Kelmend, Shkrel, Kastrat e Gruemire.

    Pikat turistike kryesore

    AVANTAZHET E TERHEQJES SE TURISTEVE

     

    Avantazhet per nje turizem sa me elitar ne Malesine e Madhe sa vijne e po shtohen duke dhene garanci per nje pushim sa me te mire per gjithe pushuesit vendas e te huaj qe zgjedhin treven tone per turizem te te gjitha llojeve. Ne po paraqesim disa nga keto avantazhe:
    Përfundimit i rrugës Shkoder-Hani i Hotit i ka dhene nje avantazh te madh turizmit ne Bashkinë Malesi e Madhe. Per gjate bregut te Liqenit po punohet qe te perfundojne te gjitha segmentet qe vijne nga qendrat e banuara me asfalt, drita e uje te pijshem.
    Ne pikat turistike te Razmes dhe Boges Shkrelit rruget jane te asfaltuara dhe me parkingje te disiplinuara e te garantuara. Ndërsa po punohet edhe për projektimin dhe gjetjen e burimit të financimit pë rrugë e Reçit po në Njësinë Administrative Shkrel.
    Edhe ne Njësinë Administrative Kelmend eshte duke u bere nje investim madhor ne infrastrukturen rrugore ku segmenti Hot-Tamare ka perfunduar si dhe është duke u punuar me ritme të shpejta segmenti tjetër Tamare-Vermosh. Segmenti Vermosh Qender-Dogane Bashkim eshte i asfaltuar duke u dhene ketyre banoreve nje mundesi me shume per pjesmarreve te turisteve qe vijne nga Plava e Gucia.
    Jane marre te gjitha masat e duhura si nga ana e Bashkisë, e Komisariatit te Policise, Qarkullimit Rrugor, te Drejtorise se Shendetit Publik e nga tjera institucione qe kane akses per nje turizem sa me te mire e te rehatshem per gjithe pushuesit vendas e te huaj.
    Ndaj te gjitheve kemi kenaqesine tu bejme thirrje ejani ne Malesine e Madhe pasi ju ofrujme kushte dhe mundesi sa me te medha per nje turizem sa me elitar ne treven tone. Do mbeteni teper te kenaqur. Ju mirepresim.