Aktiviteti Logu i Bjeshkëve 2016

  • Aktiviteti Logu i Bjeshkëve 2016

    Aktiviteti Logu i Bjeshkëve 2016

    Në mrekullitë natyrore të Kelmendit, në Qafën e Predelecit me një pjesmarrje të jashtëzakonshme dhe me performanca të shkëleqyera të artistëve më të mirë të muzikës sonë tradicionale si dhe me konkrurimin e 12 bukurosheve është përmbyllur  “Logu i bjeshkëve  2016” i cili edhe këtë vit ishte nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Tonin Marinaj.E pranishme në këtë aktivitet ka qenë edhe ministreja e Kulturës znj.Mirela Kumbaro e cila ishte edhe kryetare e jurise.Për rreth 4 orë folkoklori është prezantuar para mijëra të pranishmëve nga emra të mëdhenj të muzikës, vallet e zonës si dhe prezantimi i bukurosheve të bjeshkëve me veshjen më të jashtëzakonshmë, më origjinale dhe më e vjetra në botë e mbajtur gjallë deri në ditët e sotme “XHUBLETA” kanë qenë epiqendra e aktivitetit “Logu i bjeshkëvë”.

    Në fund të këtij spektakli tradicional juria e përbërë nga personalite të  ndryshme të jetës ka dhënë edhe tre çmimet për vajzat pjesmarrëse.

    1. Çmimi i parë: Olimpia Smajlaj
    2. Çmimi i dytë: Shejnaze Hasaj
    3. Çmimi i tretë: Mersilda Tataj

    “Logu I bjeshkëve 2016” aty ku përjetohet historia, bukurite e zonës dhe të njerëzve, traditat dhe kultura kapërcejnë shekujt me rradhë për të na kujtuar se kush ishim dhe kush duhet të jemi!