• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

Kryeministri Edi Rama në Gruemirë

  • Kryeministri Edi Rama në Gruemirë

    Kryeministri Edi Rama në Gruemirë

    I rikthyer në Gruemirë të Malësisë së Madhe pas më shumë se një viti, gjatë një takimi me fermerët, kryeministri Edi Rama premtoi se programin për bujqësinë do ta përmbushë brenda këtij mandati qeverisës.

    “Jemi të motivuar pozitivisht nga transformimi i madh që premton ndërhyrja masive që kemi bërë në gjithë Shqipërinë për të çliruar njerëzit që punojnë me tokën nga një makth i madh 25-vjeçar i mungesës së ujit në parcelë.  Kemi parë që këtë vit efektet pozitive të punës tonë me politika të reja në sektorin e fshatit, por ja i bindur që me përfundimin e këtij operacioni masiv në gjithë territorin vitin e ardhshëm, do të kemi një pamje shumë më të plotë të rezultateve që vijnë vetëm nga ky element; uji në parcelë dhe kanalizime për të penguar përmbytjet e kota dhe të panevojshme të prodhimit”, tha Rama.

    Ndërsa bëri një krahasim të fermerëve në BE dhe atyre në vendin tonë, kryeministri pranoi se shteti sot nuk mund ta mbështesë fshatin 100 përqind me buxhetin e shtetit, por do të dalë garant i financimit përmes Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural.

    Kreu i qeverisë Rama pergezoi kryebashkiakun Tonin Marinaj per projektet cilesore te derguara ne qeveri dhe ftoi edhe kryebashkiaket e tjere te ndjekin shembullin e tij.

    Nga Gruemira Rama premtoi edhe nisjen sa më parë të procesit të regjistrimit të tokave ende pa pronarë në të gjithë vendin.

    Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn