Kryeministri Edi Rama viziton Tamaren

  • Kryeministri Edi Rama viziton Tamaren

    Kryeministri Edi Rama viziton Tamaren

    Kryeministri Rama ka vizituar te premten Tamaren, një nga perlat e Alpeve shqiptare,e cila po kthehet në burimin më të fuqishëm ekonomik për 2 mijë banorët e saj dhe një aset i çmuar i turizmit kombëtar.

    Kryeministri Rama nënvizoi se qeveria ka një projekt të qartë për turizmin në këto treva. Vetëm nga ndërtimi i rrugës dhe ndërhyrjet e bëra në Tamarë, impakti ka qenë i menjëhershëm, me shumëfishim të fluksit të vizitorëve. Rilindja Urbane i ka rikthyer Tamarës dhe familjeve të saj shpresën për t’i shndërruar bukuritë natyrore në pasuri për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës.

    Vermoshi është një tjetër pikë e atraksionit turistik malor të Shqipërisë. Por ndonëse rruga ka gjatësi vetëm 70 kilometra, për të shkuar nga Kopliku në Shkodër në Vermosh duheshin rreth katër orë udhëtim i lodhshëm. Pas ndërtimit të rrugës deri në Tamarë, aktualisht po punohet për lotin e dytë të rrugës, nga Tamara në Vermosh. Me përfundimin edhe të këtij segmenti, deri në Vermosh do të mund të shkohet në më pak se 90 minuta, nëpër një rrugë mbresëlënëse. Nga ballkonet panoramike të projektuara përgjatë gjithë itinerarit mund të shijosh bukuritë natyrore të Malësisë së Kelmendit, shoqëruar me informacion mbi gjeografinë, historinë dhe kulturën e kësaj treve.