Takimi me DLDP

  • Takimi me DLDP

    Takimi me DLDP

    Është zhvilluar sot në bashkinë M.Madhe takimi me DLDP për hartimin e planit të përgjithshëm vendor për Malësinë e Madhe. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari I bashkisë Z.Tonin Marinaj si dhe Këshilltari I DLDP-së për planifikimin urban zvicerani Fred Wenger I cili ka bërë disa analogji në aspektin natyror dhe të popullsise  mes bashkisë M.Madhe dhe një ndër  zonat zvicerane gjithashtu ka treguar edhe për potencialet e mundshme të zhvillimit ekonomik të banorëve të M.Madhe. Në këtë takim specialistët e DLDP-së sqaruan se plani është në fazen fillestare të tij, fillimisht po fokusohen tek analizimi dhe vlerësimi I territorit.

    Ndërsa kryetari Tonin Marinaj tha se përpara se të kalojë për zbatim “Plani I përgjithshem vendor” do të kalojë përmes konsultimit me publikun dhe grupet e interesit

    Malësia e Madhe me këtë bashkëpunim me DLDP-në behet një ndër të paktat bashki që ka një plan të përgjithshëm vendor I cili synon zhvillimin e tërë territorit të M.Madhe duke u përqëndruar tek zhvillimi I bujqësisë dhe turizmit.