Rekrutim në Forcat e Armatosura

  • Rekrutim në Forcat e Armatosura

    Qendra e Personel Rekrutimit në Ministrinë e Mbrojtjes kërkon të rekrutojë kandidatë për ushtar/detar aktivë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

    QPR ka filluar regjistrimin e kandidatëve për ushtar/detarë aktivë.

    Afati kohor për dorëyimin e dokumentacionit pranë QPR-së është deri në 19 dhjetor 2016

    Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktiv

    a) Për t’u rekrutuar në Forcat e Armatosura si ushtar/detar aktiv shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

    • Të jetë shtetas shqiptar.
    • Të mos jetë dënuar nga gjzkata për vepra penale.
    • Të mos jetë në ndjekje penale.
    • Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.
    • Të mos jetë në proçes gjykimi penal nga Gjykata
    • Mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç.Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i Forcave të Armatosura dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç
    • Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.
    • Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual dhe psikologjik.
    • Kandidatët për ushtar/detarë aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femrat.
    • Kandidatët për ushtar, të planifikuar për kompletimin  e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femra.

    b)  Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP.

    Proçedura e aplikimit për ushtar/detar aktiv.

    1. Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura si ushtar/detarë aktiv, do të aplikojnë drejtpërdrejtë në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.
    2. Aplikantët plotësojnë formularin e aplikimit dhe pranimit të dokumentacionit (bashkëlidhur këtij udhëzimi) dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e proçesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes.
    3. Proçedurat, kriteret, rregullat e testimit bëhen publike në faqen e internetit të Forcave të Armatosura.