• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

►Nisma “Merr pjesë, Shprehu, Vendos!”

  • ►Nisma “Merr pjesë, Shprehu, Vendos!”

    Me nismën “Merr pjesë, Shprehu, Vendos!” për nxitjen e pjesëmarrjes së grave në dhe vajzave në proceset e buxhetimit me pjesëmarrje zbatuar nga Rrjeti “Sot për të Ardhmen” mbështetur nga UN Women, dhe në kuadrin e procesit në vijim të konsultimit publik të Bashkisë Malësi e Madhe, Kryebashkiaku Tonin Marinaj theksoi mes të tjerash bashkëveprimin për rritjen e informimit dhe angazhimit publik dhe rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të grupeve të grave dhe vajzave për të diskutuar mbi nevojat dhe prioritetet lokale.
    Në këtë prizëm, u adresuan nga znj. Fabiola Laço, përfaqësuese e Rrjetit disa prej nevojave dhe prioriteve të identifikuara nga gratë dhe vajzat gjatë takimeve të zhvilluara në qytetin e Koplikut dhe në Njësinë Administrative Tamarë.

     

     

    WhatsApp Image 2021-10-05 at 10.48.50
    Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn