• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

Strehimi dhe Shërbimi Social

Zyra e Punonjesit Social në Bashkine Malësi e Madhe  ka si detyrë të mërret me problemet sociale te komunitetit te Bashkisë sic janë, rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve barazia gjinore, frekuentimi i arsimit të detyrueshëm nga fëmijët etj.

Bashkëpunon me shoqata te ndryshme me qëllim ofrimin e ndihmave për pjesën më në nevojë të shoqërisë.

Vëmendje e vecante u kushtohet femijëve. Fëmijët jetim dhe kryefamiljaret femra trajtohen gjithmone me prioritet.

Një tjetër detyrë e Punonjësit Social jane edhe Banest Socile. Aktualisht po punohet me identifikimin e të gjitha familjeve të cilat jetojnë në banesa që nuk plotësojnë kushtet minimale për një jetesë normale.

Programet Sociale të strehimit janë si më poshte:

  1. Banesa Sociale me qira
  2. Bonuset e Strehimit
  3. Banesa me Kosto të Ulët
  4. Trualli i Pajisur me Infrastukurë
  5. Subvencionimi i Qirasë
  6. Subvencionimi i Interesave të Kredisë
  7. Grant i Menjëhershëm për Banesat me Kosto të Ulët
  8. Grantet e Vogla.

DOKUMENTET SHOQERUESE PER APLIKIMIN PER BANESA SOCIALE :

● Çertifikata e lindjes se aplikantit dhe çertifikata familjare e tre muajve te fundit nga institucionet perkatese.
● Kopje e noterizuar e dokumenteve te identifikimit (pasaporte, karte ID, çertifikate personale)
● Vertetim vendbanimi i njesise bashkiake ku eshte paraqitur kerkesa.
● Ne rastin e çifteve te divorcuara qe kane nje femije ne kujdestari, vendimin gjyqesor per kujdestarine e femijes.
● Vertetim punesimi nga punedhenesi per çdo pjestar te punesuar ose te vetepunesuar sipas kolones 4 te nenit I te deklarates.Vertetimi duhet te shoqerohet me librezen e punesimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.

● Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme qe nuk ka te dhena mbi pronesine e shtepise ne emer te personit qe kerkon strehim dhe pjestareve te familjes se tij.
● Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per siperfaqen e prones qe zoterohet nga familja ose nga ndonjeri prej pjestareve te saj.
● Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme mbi sidponueshmerine e pronesise se çdo godine, e cila mund te perdoret si nje godine banimi.
● Nese eshte me qira, kontrata e qirase e nenshkruar ne pranine e noterit.
● Nese jetoni ne nje banese me kushte jo te mira ose qe rrezikon shembjen, kopja origjinale vertetimit te leshuar nga sherbimet teknike te bashkise.
● Ne rastin e çifteve te reja, aktin e marteses dhe çertifikatat per llogaritjen e moshes totale.
● Ne rast levizjeje per arsye punesimi, vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme e vendit te origjines, qe ne emrin e aplikimit nuk ka asnje te dhene te ndonje prone te regjistruar e cila mund te perdoret si banese.

● Dokumenti perkates nga punedhenesi i cili deklaron pozicionin dhe te ardhurat e aplikantit dhe ate te cdo pjestari tjeter te familjes qe eshte ne gjendje pune.
● Dokument nga organet e taksave dhe ato te sigurimeve shoqerore per kontributet e depozituara, kur nje prej pjestareve te familjes eshte i vetepunesuar.
● Vertetim i punesimit te rastit( oret e punes dhe te ardhurat per nje vit ).
● Vertetim te shumes se pageses nga zyra e ndihmes dhe kujdesit bashkiak, per pjestaret e familjes te perfshire ne programin e ndihmes ekonomike per personat me aftesi te kufizuara.
● Vertetim te shumes se pageses nga zyra e punesimit e njesise bashkiake perkatese, per personat e perfshire ne programin e pageses per te papunet.
● Vertetim te shumes se pageses nga zyra e punesimit e njesise bashkiake perkatese, per personat e perfshire ne programin e ndihmes ekonomike.
● Vertettim nga organet e sigurimit shoqeror per personat e dale ne pension.
● Deklarate e te ardhurave te siguruara gjate vitit te fundit:
1. Dypunesim
2. Emigracion
3. Pasuri e patundshme
4. Te tjera

Ne rastin e individeve me aftesi te kufizuara, dokumentacionin zyrtar qe verifikon statusin e :
1. I verber i grupit te pare
2. Invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
3. Invalid i punes
4. Invalid i Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare
5. Jetim
5.DEKLARATE PERSONALE E NOTERIZUAR SIPAS MODELIT TE PERCAKTUAR NE MANUALIN PER MENAXHIMIN E BANESAVE SOCIALE ME QIRA.

  1. E plote, kur mungojne te ardhurat krejtesisht;
  2. E pjesshme, kur ploteson te ardhurat te pamjaftueshme.
  1. Dokumentacioni i ndihmes ekonomike per familjet qytetare:
  2. Çertifikate familjare ku shenohet familje e vjeter dhe per ndihme ekonomike
  3. Vertetim si banor i rajonit

3.Vertetim nga kadastra qe nuk ka toke;

4.Vertetim papunesie per anetaret e familjes mbi 16 vjeç

  1. Vertetim i periudhes se trajtimit me pagese papunesie;

6.Librezat e punes origjinale (fotokopje e faqes se pare dhe te fundit per dorezim)

  1. Dokumentacioni per familjet qe kane ndryshuar vendbanimin nga fshati ne qytet:
  2. Dosja e perfituesit (ku te jete trajtuar deri ne momentin e shpernguljes)
  3. Libreza e punes (kur perfituesi ka ardhur per arsye te kerkuara ose te detyruara nga shteti);
  4. Çertifikate familjare e fshatit;

4.Deklaratat mujore te periudhes se trajtimit dhe vjetorja, te firmosura nga administratori.

  1. Vertetim qe konfirmohet nga Zyra Rajonale, i cili permban masen e ndihmes ekonomike dhe periudhen e trajtimit, e firmosur dhe vulosur nga drejtori i Zyres Rajonale, Kryetari i Komunes, administratori.
  2. Vertetim nga Komuna per siperfaqen  dhe kategorine e tokes (firmosur dhe vulosur nga Kryetari i Komunes dhe Shefi i Kadastres)
  3. Çertifikata e pronesise nga hipoteka ose negativi, ne mungese te tyre tapia e tokes e firmosur, vulosur nga pergjegjesi i kadastres dhe Kryetari i Komunes.

8.Dokumentet e perfitimit ne qytet.

Per muajin Shkurt 2016 jane trajtuar ne skemen e Ndihmes Ekonomike ne Bashkine Malesi e Madhe  2.308  familje me nje fond 9.827.661 leke përkatësisht :

1.Qendra Bashkia Malësi e Madhe trajton me Ndihmë Ekonomike 368 familje me një fond 1.609.909 leke

  1. Njesia Administrative Gruemire trajton me Ndihme Ekonomike 222 familje me nje fond 905.700 leke

3.Njesia Administrative Kastrat trajton me Ndihme Ekonomike 454 familje me nje fond 1.795.700 leke

  1. Njesia Administrative Shkrel trajton me Ndihme Ekonomike 602 familje me nje fond 2.787.652 leke
  2. Njesia Administrative Kelmend trajton me Ndihme Ekonomike 488 familje me nje fond 2.021.400 leke

6.Njesia Administrative Qendër trajton me Ndihme Ekonomike 174 familje me nje fond 707.300 leke

Per muajin Shkurt 2016 jane trajtuar me pagese paaftesie  ne Bashkine Malesi e Madhe 1.483   persona me fond  14.512.542 leke   perkatesisht:

1.Qendra Bashkia Malësi e Madhe trajton me pagese paaftesie 292  persona me një fond 2.898.444 leke

  1. Njesia Administrative Gruemire trajton me pagese paaftesie 306 persona me një fond 2.717.790 leke

3.Njesia Administrative Kastrat trajton me pagese paaftesie 313 persona me një fond 3.210.660 leke

  1. Njesia Administrative Shkrel trajton me pagese paaftesie 202 persona me një fond 2.140.108 leke
  2. Njesia Administrative Kelmend trajton me pagese paaftesie 226 persona me një fond 2.107.940 leke

6.Njesia Administrative Qendër trajton me pagese paaftesie 144 persona me një fond 1.437.690 leke