-
- 14 Sep
►Ftesë e hapur-“Lojëra Popullore Fest”.
Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Lojëra Popullore
Fest”.Përshkrimi i projektit:
“Lojëra Popullore Fest” është përçimi i trashëgimisë kulturore dhe promovimi i turizmit kulturor
në Bashkinë Malësi e Madhe. Festivali synon të ruajë dhe të prezantojë vlerat tradicionale, duke
i bërë ato tërheqëse për komunitetin lokal dhe vizitorët, dhe të nxisë ndërgjegjësimin për pasuritë
kulturore dhe turistike të rajonit, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të
komunitetit.• Aktivitetet kryesore
– Lojëra popullore
– Valle tradicionale
– Koncert artistikQëllimi i projektit:
Përfshirja e të rinjve në jetën kulturore të zonës dhe transmetimi i artit dhe traditave tek brezat e
rinj.Aplikimi:
1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore
2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip,
bashkëngjitur kësaj ftese.
3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga
organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë
Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose
vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të
miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 14.09.2026
Data e fundit e aplikimeve 23.09.2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 25.09.2026
Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 28.09.2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara
tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në
formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit me TVSH është 600,000 lekë
Fondi limit pa TVSH është 500,000 lekë
Data e organizimit të aktivitetit është një datë brenda muajve shtator-tetor dhe mund të shtyhet
në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër
bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)Kriteret e kërkuara:
Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit ”Lojëra Popullore Fest”, duhet të ketë
eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.
Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Lojëra Popullore Fest”
Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Lojëra Popullore Fest” duke marrë
në konsideratë specifikimet e mëposhtme:
1. Në projekt duhet të parashikohet zhvillimi i një aktiviteti artistik.
2. Subjekti duhet të mundësojë ledëall me përmasa minimumi 4×5 për realizimin e koncertit të
madh si dhe foni dhe ndriçim profesional;
3. Trupat pjesëmarrëse të jenë jo më pak se 5 trupa që vijnë nga qytete të ndryshme të Qarkut
Shkodër, vlerësohet prania e trupave ndërkombëtare nga shtete të ndryshme të rajonit ose më
gjerë. Të paktën një trupë të jetë nga Malësia e Madhe.
4.Vendi i zhvillimit : Sheshi para Bashkisë Malsë Malësi e Madhe
5. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave
sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të
shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.6. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e
Kulturës.Shkarko dokumentet e mëposhtme:
Preventiv për zërat që mbulon bashkia