-
- 18 Sep
►Ftesë e hapur – “Promovimi i Trashigimisë Kulturore së Malësisë së Madhe ”
Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “ Promovimi i Trashigimisë Kulturore së Malësisë së Madhe ”.
Përshkrimi i projektit:
“Promovimi i Trashëgimisë Kulturore të Malësisë së Madhe” është një projekt që synon promovimin, dokumentimin dhe evidentimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe turistike të Malësisë së Madhe. Projekti do të përfshijë përgatitjen e një materiali të pasur informues dhe vizual, me fotografi dhe të dhëna mbi objektet e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, traditat, zakonet, veshjet, artizanatin, si dhe atraksionet kryesore turistike të territorit. Ky material do të shërbejë si një mjet promovues dhe informues për banorët, vizitorët dhe turistët, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat kulturore të zonës dhe në promovimin e Malësisë së Madhe si destinacion kulturor dhe turistik.
- Aktivitetet kryesore
– Idendifikim i objekteve kryesore të trashigimisë kulturore
– Fotografim i atraksioneve kryesore turstike
– Pasqyrim i ketyre objekteve dhe atraksioneve në një broshurë.
Qëllimi i projektit:
Qëllimi krysor i këtij projekti është dokumentimin dhe evidentimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe turistike të Malësisë së Madhe.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip,
bashkëngjitur kësaj ftese. - Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga
organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë
Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose
vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të
miratuara me ligj.Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 18.09.2026
Data e fundit e aplikimeve 30.10.2026
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 02.10.2026
Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 05.10.2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara
tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në
formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.Fondi limit me TVSH është 1,000,000 lekë
Fondi limit pa TVSH është 833,333 lekëData e organizimit të aktivitetit është një datë brenda muajve tetor-nëntor mund të shtyhet
në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër
bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)Kriteret e kërkuara:
Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit ” Promovimi i Trashigimisë Kulturore së Malësisë së Madhe ”, duhet të ketë
eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “ Promovimi i Trashigimisë Kulturore së Malësisë së Madhe ”. ”
Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Aktivitete Rinore” duke marrë
në konsideratë specifikimet e mëposhtme:
1. Në projekt duhet të parashikohet prodhimi i rreth 700 kopjeve të një broshurë informuese.
2. Broshura duhet të mundësohet dhe dorëzohet dhe në format elektronik.- Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit përmes mediave
sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të
shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe. - Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e
Kulturës.
Shkarko dokumentet e mëposhtme:
Preventiv për zërat që mbulon bashkia