►Ftesë e hapur – “Unë Reporteri i Malësisë së Madhe ”

  • ►Ftesë e hapur – “Unë Reporteri i Malësisë së Madhe ”

    Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Unë Reporteri i Malësisë së Madhe”.

    Përshkrimi i projektit:

    “Unë Reporteri i Malësisë së Madhe” është një nismë edukative dhe krijuese që synon të forcojë rolin e të rinjve si zë i komunitetit të tyre. Projekti përfshin 30–40 fëmijë dhe të rinj nga shkollat e Malësisë së Madhe, të cilët do të trajnohen në gazetari bazë, fotografi, komunikim vizual dhe rrëfim dokumentar. Pjesëmarrësit do të përgatisin artikuj, intervista, foto dhe video që dokumentojnë jetën, traditat, artizanatin dhe trashëgiminë kulturore të zonës. Në fund të projektit, të rinjtë do të prezantojnë punën e tyre në një ekspozitë publike dhe do të publikojnë materialet në platforma digjitale si YouTube dhe rrjetet sociale.

    • Aktivitetet kryesore

    – Takime  në shkolla  për përzgjedhjen e pjesëmarrësve.
    – Trajnim  mbi gazetarinë bazë, etikën mediatike, fotografinë dhe rrëfimin vizual.
    -Vizitë në një nga redaksitë e televizoneve kombëtare.
    – Punë praktike në shkrime, fotografi dhe videoreportazhe.
    – Realizimi i një dokumentari  “Zërat e Malësisë”.
    – Përgatitja e ekspozitës me materialet e përzgjedhura.

    Qëllimi i projektit:

    • Të fuqizojë të rinjtë e Malësisë së Madhe për të dokumentuar, ruajtur dhe promovuar historitë, traditat dhe vlerat e trashëgimisë lokale, duke nxitur kreativitetin, bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në zhvillimin e zonës.

    Aplikimi:

    1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    2. a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
    3. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip,
      bashkëngjitur kësaj ftese.
    4. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga
      organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë
      Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

    Nuk mund të aplikojnë:

    Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose
    vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të
    miratuara me ligj.

    Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

    Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 16.09.2026
    Data e fundit e aplikimeve 28.09.2026
    Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 30.09.2026
    Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 02.10.2026
    Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.

    Dorëzimi i dokumentacionit:

    Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara
    tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në
    formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

     

    Fondi limit me TVSH është 1,100,000 lekë
    Fondi limit pa TVSH është 916,666 lekë

    Data e organizimit të aktivitetit është një datë brenda muajve nëntor-dhjetor mund të shtyhet
    në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër
    bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)

    Kriteret e kërkuara:

    Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit ”Reporteri i Malësisë së Madhe ”, duhet të ketë
    eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
    Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
    Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.

    Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “ Unë Reporteri i Malësisë së Madhe”

    Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ” Unë Reporteri i Malësisë së Madhe” duke marrë
    në konsideratë specifikimet e mëposhtme:
    1. Realizimi i një dokumentari zërat e Malësisë ku pjesë duhet të jenë të përzgjedhurit nga projekti si dhe puna e realizuar nga ana e tyre.
    2. Eevent përmbledhës ku pjesë duhet të jenë përfaqësues nga institucioni dhe komuniteti lokal.

    1. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave
      sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të
      shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.
    2. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e
      Kulturës.

     

    Shkarko dokumentet e mëposhtme:

    Formular Aplikimi

    Deklaratë e aplikuesit

    Preventiv i përgjithshëm

    Preventiv për zërat që mbulon bashkia

    Lista e dokumentave