►Ftesë e hapur – “Shfaqje Teatrale në Shkolla”

  • ►Ftesë e hapur – “Shfaqje Teatrale në Shkolla”

    Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “Shfaqje Teatrale në Shkolla”.

    Përshkrimi i projektit:

    “Shfaqje Teatrale në Shkolla” është një aktivitet kulturor dhe edukues që synon t’u ofrojë fëmijëve të disa shkollave fillore të Malësisë së Madhe shfaqje teatrale të përshtatura për moshën e tyre. Përmes artit, lojës dhe tregimit, aktiviteti synon të argëtojë dhe njëkohësisht të përcjellë mesazhe edukative, sociale dhe kulturore. “Shfaqje Teatrale në Shkolla” sjell kulturën dhe teatrin pranë fëmijëve, duke nxitur imagjinatën, kreativitetin, bashkëpunimin dhe zhvillimin e tyre. Gjithashtu, aktiviteti synon të krijojë mundësi të barabarta për fëmijët në zona të ndryshme të Malësisë së Madhe për të përjetuar artin dhe kulturën në mjediset e tyre shkollore.

    • Aktivitetet kryesore

    –     Shfaqje teatrale

    –     Takime edukuese mes aktorëve dhe fëmijëve pjesmarrës.

    –     Idendifikimi i talenteve te reja të zonës në fushën e aktrimit

    Qëllimi i projektit:

    Qëllimi është edukimi,argëtimi si dhe mësimi i vlerave si miqësia,ndërshmëria dhe respekti. Ky projekt pra kryesisht karakter edukativ dhe gjithëpërfshriës për fëmijet e zonave të ndryshme të Malësisë së Madhe.

     

    Aplikimi:

    1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    2. a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturor
    3. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip,
      bashkëngjitur kësaj ftese.
    4. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga
      organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë
      Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

    Nuk mund të aplikojnë:

    Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose
    vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të
    miratuara me ligj.

     

    Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

    Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 18.09.2026
    Data e fundit e aplikimeve 30.09.2026
    Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 02.10.2026
    Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 05.10.2026
    Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.

     

    Dorëzimi i dokumentacionit:

    Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara
    tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në
    formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

    Fondi limit me TVSH është 1,200,000 lekë
    Fondi limit pa TVSH është 1,000,000 lekë

    Data e organizimit të aktivitetit është një datë brenda muajve tetor-nëntor mund të shtyhet
    në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër
    bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)

    Kriteret e kërkuara:

    Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit  “Shfaqje Teatrale në Shkolla” , duhet të ketë
    eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
    Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
    Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.

    Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Shfaqje Teatrale në Shkolla

    Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Shfaqje Teatrale në Shkolla” duke marrë në konsideratë specifikimet e mëposhtme:

    1. Në projekt duhet të parashikohet zhvillimi i tetë shfaqjeve në qendra të ndryshme administrative të Malësisë së Madhe.
      2. Subjekti duhet të mudësojë pjesmarrjen e fëmijëvë nga i gjithë tërritori i Bashkisë Malësi e Madhe duke përfshirë dhe shkollat të cilat janë të pozicionuara në fshatrat e zonave të thella malore.
    2. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave
      sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të
      shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.
    3. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e
      Kulturës.

     

    Shkarko dokumentet e mëposhtme:

    Formular Aplikimi

    Deklaratë e aplikuesit

    Preventiv i përgjithshëm

    Preventiv për zërat që mbulon bashkia

    Lista e dokumentave