-
- 14 Oct
►Njoftim – Bursa Profesionale
Për përfitim të bursave profesionale
Në mbështetje të VKM-së Nr 666 datë 10.10.2019, të Këshillit të Ministrave “Për kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave dhe pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike, i ndryshuar VKM Nr.493 date 26.06.2026 për vitin shkollor 2026-2027”, Bashkia Malësi e Madhe njofton të gjithë nxënësit, të cilët ndjekin arsimin e mesëm profesional në institucionet arsimore publike do përfitojnë bursë në përputhje me kuotat dhe kriteret e vendosura nga qeveria.
Dokumentacionet e kërkuara:
1. Çertifikatë familjare dhe personale e nxënësit.(shkarkohet nga e- albania)
2. Vërtetim banimi nga njësia e vetëqeverisjes vendore ku banon nxënësi.
3. Vërtetim nga sekretaria e shkollës ku është rregjistruar dhe vazhdon studimet nxënësi, në cilën degë dhe në cilin vit shkollor është.
4. Vërtetim mbi përfitimin e ndihmës ekonomike, ku të specifikohet nëse familja e përfiton ose jo dhe, nëse po, të shënohet edhe vlera mujore e saj
5. Vërtetim për të ardhurat mujore të secilit anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç nga qëndra e punës kur janë në marrëdhënie pune.
6. Vërtetim për të gjithë anëtarët e familjes mbi 18 vjeç që janë të rregjistruar si punëkërkues të papunë nga Zyra e Punësimit
7. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore mbi kontributet, pensione apo shtesa të tjera për secilin anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç (pozitiv ose negativ)
8. Vërtetim nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve për të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtrojnë ose jo aktivitet privat. (Shkarkohet nga e- albania)Të gjithë nxënësit/prindërit paraqesin kërkesat për përfitimin e bursës pranë drejtorive të institucioneve arsimore.
Drejtoritë e institucioneve arsimore, për nxënësit që regjistrohen për herë të parë në klasën X të cilët përfitojnë bursë sipas kritereve të përcaktuara I dërgojnë zyrtarisht kërkesat për miratimin e bursës në njësitë vetëqeverisjes vendore të vendbanimit të përhershëm të nxënësit.Afati i dorëzimit të dokumentave: 30 Tetor 2026.