►Ftesë e hapur – “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore të Malësisë së Madhe”

  • ►Ftesë e hapur – “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore të Malësisë së Madhe”

    Lënda: Ftesë e hapur për realizimin e aktivitetit “ Promovimi i Trashigimisë Kulturore së
    Malësisë së Madhe ”

    Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizimin e aktivitetit “ Promovimi i
    Trashigimisë Kulturore së Malësisë së Madhe ”.
    Përshkrimi i projektit:
    “Promovimi i Trashëgimisë Kulturore të Malësisë së Madhe” është një projekt që synon
    promovimin, dokumentimin dhe evidentimin e pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe turistike të
    Malësisë së Madhe. Projekti do të përfshijë përgatitjen e një materiali të pasur informues dhe
    vizual, me fotografi dhe të dhëna mbi objektet e trashëgimisë kulturore materiale dhe
    jomateriale, traditat, zakonet, veshjet, artizanatin, si dhe atraksionet kryesore turistike të
    territorit. Ky material do të shërbejë si një mjet promovues dhe informues për banorët, vizitorët
    dhe turistët, duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat kulturore të zonës dhe në
    promovimin e Malësisë së Madhe si destinacion kulturor dhe turistik.

    • Aktivitetet kryesore
    – Idendifikim i objekteve kryesore të trashigimisë kulturore
    – Fotografim i atraksioneve kryesore turstike-kulturore
    – Pasqyrim i ketyre objekteve dhe atraksioneve në një broshurë.

    Qëllimi i projektit:
    Qëllimi krysor i këtij projekti është dokumentimin dhe evidentimin e pasurisë së trashëgimisë
    kulturore dhe turistike të Malësisë së Madhe.
    Aplikimi:
    1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;

    2. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip,
    bashkëngjitur kësaj ftese.
    3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga
    organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë
    Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
    Nuk mund të aplikojnë:
    Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose
    vendore, që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të
    miratuara me ligj.

    Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
    Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 4.11.2026
    Data e fundit e aplikimeve 12.11.2026
    Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 13.11.2026
    Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 16.11.2026
    Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.

    Dorëzimi i dokumentacionit:
    Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara
    tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në
    formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

    Fondi limit me TVSH është 1,000,000 lekë
    Fondi limit pa TVSH është 833,333 lekë
    Data e organizimit të aktivitetit është një datë brenda muajve tetor-nëntor mund të shtyhet
    në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër
    bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)

    Kriteret e kërkuara:
    Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit ” Promovimi i Trashigimisë Kulturore së
    Malësisë së Madhe ”, duhet të ketë
    eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
    Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
    Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.
    Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “ Promovimi i Trashigimisë Kulturore së
    Malësisë së Madhe ”.
    Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Promovimi i Trashigimisë
    Kulturore” duke marrë
    në konsideratë specifikimet e mëposhtme:
    1. Në projekt duhet të parashikohet prodhimi i rreth 200-300 kopjeve të një broshurë informuese e
    plote me informacion dhe foto ilustruese.
    3.Numri mund të ndroshojë në varësi të volumit të faqeve.
    4. Broshura duhet të mundësohet dhe dorëzohet dhe në format elektronik dhe fizik po ashtu.
    5.Foto duhet të jenë profesionale të një rezulucioni të lartë.
    6. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit përmes mediave
    sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të
    shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.
    7. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e
    Kulturës.

    Shkarko dokumentet e mëposhtme:

    Formular Aplikimi

    Deklaratë e aplikuesit

    Preventiv i përgjithshëm

    Preventiv për zërat që mbulon bashkia

    Lista e dokumentave