-
- 20 May
Strehimi dhe Shërbimi Social
Zyra e Punonjesit Social në Bashkine Malësi e Madhe ka si detyrë të mërret me problemet sociale te komunitetit te Bashkisë sic janë, rastet e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve barazia gjinore, frekuentimi i arsimit të detyrueshëm nga fëmijët etj.
Bashkëpunon me shoqata te ndryshme me qëllim ofrimin e ndihmave për pjesën më në nevojë të shoqërisë.
Vëmendje e vecante u kushtohet femijëve. Fëmijët jetim dhe kryefamiljaret femra trajtohen gjithmone me prioritet.
Një tjetër detyrë e Punonjësit Social jane edhe Banest Socile. Aktualisht po punohet me identifikimin e të gjitha familjeve të cilat jetojnë në banesa që nuk plotësojnë kushtet minimale për një jetesë normale.
Programet Sociale të strehimit janë si më poshte:
- Banesa Sociale me qira
- Bonuset e Strehimit
- Banesa me Kosto të Ulët
- Trualli i Pajisur me Infrastukurë
- Subvencionimi i Qirasë
- Subvencionimi i Interesave të Kredisë
- Grant i Menjëhershëm për Banesat me Kosto të Ulët
- Grantet e Vogla.
DOKUMENTET SHOQERUESE PER APLIKIMIN PER BANESA SOCIALE :
● Çertifikata e lindjes se aplikantit dhe çertifikata familjare e tre muajve te fundit nga institucionet perkatese.
● Kopje e noterizuar e dokumenteve te identifikimit (pasaporte, karte ID, çertifikate personale)
● Vertetim vendbanimi i njesise bashkiake ku eshte paraqitur kerkesa.
● Ne rastin e çifteve te divorcuara qe kane nje femije ne kujdestari, vendimin gjyqesor per kujdestarine e femijes.
● Vertetim punesimi nga punedhenesi per çdo pjestar te punesuar ose te vetepunesuar sipas kolones 4 te nenit I te deklarates.Vertetimi duhet te shoqerohet me librezen e punesimit nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.● Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme qe nuk ka te dhena mbi pronesine e shtepise ne emer te personit qe kerkon strehim dhe pjestareve te familjes se tij.
● Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per siperfaqen e prones qe zoterohet nga familja ose nga ndonjeri prej pjestareve te saj.
● Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme mbi sidponueshmerine e pronesise se çdo godine, e cila mund te perdoret si nje godine banimi.
● Nese eshte me qira, kontrata e qirase e nenshkruar ne pranine e noterit.
● Nese jetoni ne nje banese me kushte jo te mira ose qe rrezikon shembjen, kopja origjinale vertetimit te leshuar nga sherbimet teknike te bashkise.
● Ne rastin e çifteve te reja, aktin e marteses dhe çertifikatat per llogaritjen e moshes totale.
● Ne rast levizjeje per arsye punesimi, vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme e vendit te origjines, qe ne emrin e aplikimit nuk ka asnje te dhene te ndonje prone te regjistruar e cila mund te perdoret si banese.● Dokumenti perkates nga punedhenesi i cili deklaron pozicionin dhe te ardhurat e aplikantit dhe ate te cdo pjestari tjeter te familjes qe eshte ne gjendje pune.
● Dokument nga organet e taksave dhe ato te sigurimeve shoqerore per kontributet e depozituara, kur nje prej pjestareve te familjes eshte i vetepunesuar.
● Vertetim i punesimit te rastit( oret e punes dhe te ardhurat per nje vit ).
● Vertetim te shumes se pageses nga zyra e ndihmes dhe kujdesit bashkiak, per pjestaret e familjes te perfshire ne programin e ndihmes ekonomike per personat me aftesi te kufizuara.
● Vertetim te shumes se pageses nga zyra e punesimit e njesise bashkiake perkatese, per personat e perfshire ne programin e pageses per te papunet.
● Vertetim te shumes se pageses nga zyra e punesimit e njesise bashkiake perkatese, per personat e perfshire ne programin e ndihmes ekonomike.
● Vertettim nga organet e sigurimit shoqeror per personat e dale ne pension.
● Deklarate e te ardhurave te siguruara gjate vitit te fundit:
1. Dypunesim
2. Emigracion
3. Pasuri e patundshme
4. Te tjeraNe rastin e individeve me aftesi te kufizuara, dokumentacionin zyrtar qe verifikon statusin e :
1. I verber i grupit te pare
2. Invalid paraplegjik dhe tetraplegjik
3. Invalid i punes
4. Invalid i Luftes Antifashiste Nacional Çlirimtare
5. Jetim
5.DEKLARATE PERSONALE E NOTERIZUAR SIPAS MODELIT TE PERCAKTUAR NE MANUALIN PER MENAXHIMIN E BANESAVE SOCIALE ME QIRA.