Rregullore Këshilli

RREGULLORE E KËSHILLIT BASHKIAK

MARRËDHËNJET E KESHILLIT BASHKIAK ME PUBLIKUN DHE MEDIAN (Konsultimeve)

Kjo rregullore përcakton rregullat e organizimit dhe funksionimit të brendshëm të Këshillit Bashkiak Malësi e Madhe(në vijim Këshilli), procedurën e miratimit të vendimeve të Këshillit, të veprimtarisë vendimarrëse, përfaqësuese dhe mbikqyrëse të Këshillit, monitorimin e procesit të zbatimit të vendimeve të Këshillit, si dhe marredhëniet e Këshillit me Kryetarin dhe administratën e Bashkisë, me institucionet agjencitë qeveritare qendrore dhe rajonale, komunitetin, shoqërinë civile dhe grupet e interesit, si dhe strukturat komunitare, përgjatë ushtrimit të funksioneve dhe realizimin e detyrave të dhëna me ligj dhe ato për të cilat Këshilli ka diskrecion ligjor. si dhe rregullat për interpretimin dhe ndryshimin eRregullores.

Shkarko dokument

RREGULLORE E KËSHILLIT BASHKIAK

KODI I SJELLJES DHE I PARANDALIMIT TË KONFLIKTIT TË INTERESAVE TË KËSHILLTARIT BASHKIAK

Kodi i Sjelljes dhe i Parandalimit të Konfliktit të Interesit të Këshilltarit Bashkiak, i referuar me poshte si “Kodi”, është tërësia e parimeve e rregullave, të miratuara nga Këshilli Bashkiak, që shërben si udhërrëfyes për këshilltarin bashkiak, në mënyrë që ai të mbajë dhe ushtrojë standartet e duhura të sjelljes dhe veprimeve gjatë ushtrimit të funksionit publik, duke respektuar legjislacionin në fuqi, etikën dhe parandaluar rastet e konfliktit të interesit.

Shkarko dokument

RREGULLORE E KËSHILLIT BASHKIAK

PER NGRITJEN, FUNKSIONIMIN DHE NDERVEPRIMIN E STRUKTURAVE KOMUNITARE NE BASHKI
Kjo rregullore ka si qëllim pikërisht të sjellë risi në adresimin e sfidave të pjesëmarrjes, të prezantojë mekanizma dhe të përcaktojë rregulla, përgjegjësi dhe procedura për t’i mundësuar qytetarëve dhe grupeve të interesit një pjesëmarrje aktive në proçeset politikëbërëse dhe vendimmarrëse nëpërmjet strukturave komunitare.

Kjo rregullore do të kontribojë gjithashtu në ndryshimin e sjelles dhe të praktikave të punës së bashkive dhe në ridimensionimin e ndërveprimit e tyre me komunitetin.

Shkarko dokument

RREGULLORE E KËSHILLIT BASHKIAK

PARAQITJA DHE SHQYRTIMI I ANKESAVE, VEREJTJEVE, KERKESAVE, PETICIONEVE DHE INICIATIVAVE QYTETARE

Kjo rregullore synon të sigurojë trajtimin efektiv, të drejtë dhe me privaci të ankesave dërguar Këshillit Bashkiak (më poshtë Këshilli), si dhe të përcaktojë kompetencat, procedurat, mekanizmat dhe të drejtat dhe detyrimet për trajtimin e ankesave që i drejtohen Këshillit Bashiak, përfshirë regjistrimin, trajtimin, raportimin dhe përdorimin e ankesat për të përmirësuar performancën e punës së Këshillit dhe shërbimet e Bashkisë. Nxitjen dhe forcimin e demokracisë vendore dhe inkurajimin e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve, organizatave dhe grupeve të interesit në proçeset politikëbërëse dhe vendimmarrëse të Bashkisë..

Shkarko dokument


RREGULLORE E KËSHILLIT BASHKIAK

PER MARRËDHËNIET E KËSHILLIT BASHKIAK ME PUBLIKUN DHE MEDIAN

Kjo   rregullore   percakton   rregullat   dhe   procedurat   e   informimit    te  publikut   dhe transparencen     e  politikeberjes,     vendimmarrjes   dhe veprimtarise     se   Keshillit  Bashkiak Malesi   e  Madhe),   keshillimin  e Keshillit    me  publikun  dhe paler   e ineresuara     pergjate procesit   e politikeberjes    dhe  vendimmarrjes,    si   dhe  marredheniet    me  median,  gjate ushtrimit    te  funksioneve   dhe reatizimin    e detyrave te  dhena    me ligj   dhe ato  per te  cilat Keshilli   ka diskrccion    ligjor.’

Shkarko dokument