-
- 26 May
Popullsia
Bashkia Malësi e Madhe është një ndër 16 Bashkitë më të mëdhaja të krijuara nga reforma e re territoriale duke përshirë 6 ish-njësi vendore të mëparshme ( Bashkia Koplik, Komunat Gruemirë, Qëndër, Shkrel, Kastrat dhe Kelmend ).
Bashkia Malësi e Madhe ka këtë ndarje Nen-administrative:
Koplik: Lagjet Mehaj, Llazan e Qytet. Gruemira: Fshatrat: Gruemirë, Boriç I Vogël, Grudë-Fushë, Gril, Kurte, Linaj-Egç-Lepurosh, Omaraj, Rrash, Vorfë, Demiraj, Ktosh, Gjormë, Mushqerra, Vajush, Boriç I Madh. Kerraj.
Kastrat: Qyteti Bajzë, Fshatrat: Ivanaj, Aliaj, Gradec, Hot, Jeran, Pjetroshan, Rapshë, Vukpalaj, Premal, Goraj-Budish, Kastrat, Bratosh.
Kelmend: Fshatrat: Tamare, Brojë, Koshnje, Selcë, Vukël, Lëpushë, Vermosh, Nikç.
Qëndër: Fshatrat: Bogiq-Polvarë, Dobër, Jubicë, Kamicë-Flakë, Kalldrun, Koplik i Sipërm.
Shkrel: Fshatrat: Dedaj, Bogë, Bzhetë, Bzhetë-Makaj, Lohe e Sipërme, Vrith, Vuç-Kurtaj, Zagorë, Qaf-Gradë, Reç, Repisht, Kokpapaj.
Malësia e Madhe është një Bashki e destinuar në fushën e: bujqësisë, blegtorisë, peshkimit dhe turizmit.
Malësia e Madhe shtrihet në një lartësi nga 6 m ( në breg liqenor ) e deri në lartësinë mbi 2100 m mbi nivelin e detit ( në Alpet me dëborë ). Me një klimë mesdhetare malore dhe me lagështi prej 2100 mm reshje në vit. Bashkia Malësi e Madhe dallohet për një diversitet të lartë ekologjik dhe biologjik.
Bashkia Malësi e Madhe ka një sipërfaqe prej rreth 980.12 km2. Popullsia e Bashkisë është 55.700 banorësh dhe me numër prej rreth 15 mijë familjesh e me nje dendësi prej rreth 61 banore/km2Aktualisht Bashkia Malësi e Madhe ka këtë ndarje administrative me numër përkatës të banorëve dhe sipërfaqen e tokës si më poshtë:
- Qyteti Koplik ( ish-Bashkia Koplik ) 11.600 banorë 830 ha
- Njësia Administrative Qëndër 6.300 “ 3.412 ha
- Njësia Administrative Shkrel 6.550 “ 1.759 ha
- Njësia Administrative Kastrat 11.800 “ 4.163 ha
- Njësia Administrative Kelmend 6.850 “ 1.046 ha
- Njësia Administrative Gruemirë 12.600 “ 4.045 ha