-
- 03 Nov
Aplikim për mbështetje për projektin artistik dhe kulturor të motivojmë artizanet që të mund të trashegojnë kulturen.
Aplikim për mbështetje për projektin artistik dhe kulturor të motivojmë artizanet që të
mund të trashegojnë kulturen.
o Aplikuesit për projektin kulturore-artistik, mund të jenë: Persona Juridikë si: OJF
(Organizata Jo Fitimprurëse), Sh.a; Sh.p.k; Persona fizikë dhe individë.
o Aplikimet duhet të dorëzohen brenda dates 15.11.2022.Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim, i protokolluar në Sektorin e Informimit Qytetar:
1. Kërkesa për mbështetje
Drejtuar Bashkisë Malësi e Madhe
2. Formulari i aplikimit
3. Projekt propozimi
Përshkrim i detajuar i projektit i hartuar sipas pikave të përcaktuara në formularin e aplikimit.
4. Preventivi total i projektit
I detajuar sipas zërave dhe donatorëve të tjerë.
5. Preventivi për Bashkinë Malësi e Madhe (Shkarko )
Zërat e këtij preventivi i dergohen komisionit për aprovim)
6. Dokumentat e nevojshme
Për OJF/Fondacione :
– Vendimi i Gjykatës, Statuti i Shoqatës, Akti i themelimit (Këto dokumenta duhet të jenë të
noterizuara)
Për Persona Fizik/Sh.p.k./Sh.a :
– NIPT, Ekstrakti i lëshuar nga QKB, vërtëtim nga Gjykata që nuk është në proces civil ose
penal.
– Vërtëtim nga Gjykata që nuk është në proces falimentimi apo likujdimi.
Për Individë: – CVAdresa: Koplik-Qender Tel: 021122650/2651 E-mail: [email protected]
7. Numri i Llogarisë Bankare
Llogaria Bankare ku do të derdhen fondet e kërkuara duhet të jetë në Lek, e lëshuar nga Banka
me firmë dhe vulë origjinale.
8. Fotokopje e Pasaportës/ Letërnjoftimit të aplikuesit
9. Dy rekomandime
Të lëshuara nga personalitete të shquara sipas fushës që mbulon projekti. (Nëse aplikuesi është
individ duhet të paraqiten tre rekomandime)
10. Deklaratë mbi të ardhurat
Një deklaratë ku aplikuesi shpreh që të gjitha fondet e Bashkisë Malësi e Madhe do të shkojnë në
realizimin me cilësi të projektit dhe nuk do të ketë përfitim personal.
11. Vërtetim për të ardhurat e tjera të projektit
Për zërat e preventivit të përgjithshëm që aplikanti ka marrë nga financuesit e tjerë të projektit (jo
e detyrueshme)
*Të gjithë dokumentat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura nga drejtuesi i projektit.
Në rast se aplikuesi është individ, duhet të jenë vetëm të firmosura.