Thirrje për aplikim për mbështetje ekonomike për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.

  • Thirrje për aplikim për mbështetje ekonomike për nxënësit e arsimit 9-vjeçar.

    Bashkia Malësi e Madhe njofton familjarët e nxënësve të arsimit bazë, të cilët plotësojnë një nga krieteret e mëposhtme, të aplikojnë për të marrë mbështetje financiare. Numri total i bursave është 28.
    Kriteret:
    1. Kriterin ekonomik: nxënësit e arsimit bazë që ndjekin procesin mësimor në largësinë mbi 5 km dhe që plotësojnë kriterin ekonomik sipas pasqyrës nr.1 të VKM 666.
    2. Kriteri joekonomik: a) nxënësit të cilët kanë përfituar statusin e jetimit, b) nxënësit të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, c) nxënësit të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe nxënësit me aftësi të kufizuar, ç) nxënësit që nuk dëgjojnë apo nuk shikojnë të vërtetuar nga komisioni mjeko-ligjor, d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit, e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror, ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Poliicisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, g) Nxënësit me një prind, kur njëri nga prej prindërve nuk jeton.
    Dokumentacioni që kërkohet për nxënësit sipas kriterit ekonomik: 1. Certifikatë Familjare, 2. Certifikatë personale e nxënësit, 3. Vërtetim të ardhurash për çdo anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç, 4. Vërtetim vendbanimi, 5. Vërtetim nga drejtoria e shkollës për vazhdimin e vitit shkollor dhe 6. Kërkesë me shkrim
    Dokumentacioni që kërkohet për nxënësit sipas kriterit joekonomik: 1. Certifikatë Familjare, 2. Certifikatë personale e nxënësit, 3. Vërtetim të statusit që ata kanë, 4. Vërtetim nga drejtoria e shkollës për vazhdimin e vitit shkollor, 5. Vërtetim të ardhurash për çdo anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç, 6. Kërkesë me shkrim
    Afati i dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar pranë Bashkisë Malësi e Madhe, është data 02.04.2024
    Faleminderti për mirëkuptimin!