▶ FTESË E HAPUR PËR REALIZIMIN E AKTIVITETIT: ” LOJËRA POPULLORE FEST ”

  • ▶ FTESË E HAPUR PËR REALIZIMIN E AKTIVITETIT: ” LOJËRA POPULLORE FEST ”

    Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizmin e aktivitetit “Lojëra Popullore Fest”.

    Përshkrimi i projektit:

    “Lojëra Popullore Fest” është përçimi i trashëgimisë kulturore dhe promovimi i turizmit kulturor në Bashkinë Malësi e Madhe. Festivali synon të ruajë dhe të prezantojë vlerat tradicionale, duke i bërë ato tërheqëse për komunitetin lokal dhe vizitorët, dhe të nxisë ndërgjegjësimin për pasuritë kulturore dhe turistike të rajonit, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit.

    • Aktivitetet kryesore
    • Lojëra popullore
    • Valle tradicionale
    • Koncert artistik

    Qëllimi i projektit:

    Përfshirja e të rinjve në jetën kulturore të zonës dhe transmetimi i artit dhe traditave tek brezat e rinj.

    Aplikimi:

    1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    2. a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
    3. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
    4. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

    Nuk mund të aplikojnë:

    Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

    Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

    Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 05.06.2025

    Data e fundit e aplikimeve 25.06.2025

    Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 27.06.2024

    Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 30.06.2025

    Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.

    Dorëzimi i dokumentacionit:

    Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

    Fondi limit me TVSH është 600,000 lekë

    Fondi limit pa TVSH është  500,000 lekë 

    Data e organizimit të aktivitetit është një datë brenda muajve gusht-shtator-tetor mund të shtyhet në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)

    Kriteret e kërkuara:

    Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit ”Lojëra Popullore Fest”, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.

    Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.

    Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.

    Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Lojëra Popullore Fest”

    Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Lojëra Popullore Fest” duke marrë në konsideratë specifikimet e mëposhtme:

    1. Në projekt duhet të parashikohet zhvillimi i një aktiviteti artistik.
    2. Subjekti duhet të mundësojë ledwall me përmasa minimumi 4×5 për realizimin e koncertit të madh si dhe foni dhe ndriçim profesional;
    3. Trupat pjesëmarrëse të jenë jo më pak se 5 trupa që vijnë nga qytete të ndryshme të Qarkut Shkodër, vlerësohet prania e trupave ndërkombëtare nga shtete të ndryshme të rajonit ose më gjërë. Të paktën një trupë të jetë nga Malësia e Madhe.
    4. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.
    5. Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës.