▶ Njoftim – Dëgjesë publike

  • ▶ Njoftim – Dëgjesë publike

    Në kuadër të zbatimit të Projektit “SISTEMI I FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIMET NË FSHATIN BOGË dhe SHTEGU I BIÇIKLETAVE BOGË”, financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe zbatuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ju ftojmë të merrni pjesë në dëgjesën publike mbi procesin e shpronësimeve dhe zhvendosjeve të nevojshme për realizimin e projektit.

     

    Dëgjesa publike zhvillohet me banorët e fshatit Bogë.
    Ditën e enjte | 19 qershor | ora 11:00 | salla e Këshillit Bashkiak, Koplik
    Bashkia Malesi e Madhe, në bashkëpunim me projektuesin dhe mbikëqyrësin e punimeve ARS Progetti S.p.A. & Bolles+Wilson, ka përgatitur projektin dhe listën paraprake të pronave të identifikuara si të prekura nga zhvillimi i tij.
    Bashkëngjitur këtij njoftimi do të gjeni edhe gjurmën e projektit me pronësitë e evidentiara paraprakisht.
    Propozimet, mendimet dhe komentet tuaja janë të rëndësishme për zbatimin sa më të drejtë dhe gjithëpërfshirës të këtij projekti.

    Faleminderit për mirëkuptimin!

     

    Shkarko dokumentin