Policia Bashkiake
-
Është organ ekzekutiv i përfshirë në strukturën e aparatit të Bashkisë dhe në varësi të Kryetarit të Bashkisë;
-
Vepron si strukturë më vete dhe drejtohet nga Kryeinspektori i Policisë Bashkiake;
-
Shërbimi i Policisë Bashkiake si strukture organizative, ekzekutive pranë Bashkisë, punën e saj e kryen në bazë të ligjit 8224 dt.15.07.1997, “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshuar, si edhe në rregulloren Tip të Policisë Bashkiake;
-
Nuk është pjesë përbërëse e forcave të armatosura të Republikës së Shqipersië, por gëzon mbrojtje ligjore njëlloj me punonjësit e Policisë së Shtetit;
-
Punon për sigurimin e zbatimit efektiv të akteve të nxjerra nga Kryetari i Bashkisë, si edhe nga Këshilli Bashkiak, të cilat kanë të bëjnë me sigurimin e rendit dhe të qetësisë, si edhe mbarëvajtjen e punëve publike;
-
Siguron zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari, që kanë të bëjnë me persona juridikë e fizikë, të cilët nuk plotësojnë detyrimet ligjore, fiskale, apo çdo detyrim tjetër pasuror.
-
Merr masat e duhura duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse të Bashkisë dhe ato jashtë saj për të garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet;
-
Informon Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive;
-
Konstaton dhe shmangë ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të Bashkisë
-
Merr masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlanteve, borive, si edhe veprime të tjera që u shkaktojnë shqetësime qytetarëve;
-
Merr masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike si në treg , në raste ceremonish publike , artistike , fetare , sportive etj;
-
Kërkon respektimin e dispozitave ligjore të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike si edhe respektimin e orarit të shërbimit të njësive tregëtare;
-
Aktivizohet dhe ndihmon në parandalimin dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme;
-
Në përmbushjen e detyrave të saj Policia Bashkiake bashkërëndon punën edhe me Drejtori e zyra të tjera të aparatit të Bashkisë, sidomos me DPTTV-në, IMT-në, AMK-në, shërbimet publike, juridike, etj;
-
Bashkëpunim të veçantë Policia Bashkiake do të ketë edhe me Policinë e Shtetit për të gjitha problemet;
-
Punon me plan mujor dhe vjetor i cili miratohet nga Kryetari i Bashkisë;
-
Mban uniformën e vet dhe stemën e Bashkisë;
-
Kryen edhe detyra të tjera operative që ia ngarkon Kryetari i Bashkisë.
Akte ligjore
- Ligji nr 8224 datë 15. 05. 1997 “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”
- Rregullorja “ TIP “ e Policisë të Bashkisë e Komunës.
- Ligji “ 139/2015 Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ”,
- Kodi Rrugor të Republikës së Shqipërisë miratuar me Ligjin Nr. 8378 datë 22.07.1998, i ndryshuar
- Akte të tjera nënligjore si dhe Vendime të Këshillit të Ministrave, Vendime të Këshillit Bashkiak dhe Urdhëra të Kryetarit të Bashkisë.
Struktura e Policisë Bashkiake
1 Kryeinspektor,
1 Inspektor Policie,
10 Policë.