• info@bashkiamalesiemadhe.gov.al

Ndihma Ekonomike

  • Ndihma Ekonomike

    Ligji nr.9355 datë 10.03.2005  “Per ndihmen ekonomike dhe perkujdesjen shoqerore” percakton sistemin e ndihmes dhe te perkujdesjes shoqerore per te dhene ndihme ekonomike familjeve te shtetasve shqiptar, te cileve ju mungojne te ardhurat dhe mjetet e jeteses krejtesisht ose i kane ato te pamjaftueshme. Ne rastet kur eshte e nevojshme dhe e mundshme, ne vend te ndihmes ekonomike ose si shtese e saj, ofrohen sherbime publike te perkujdesjes shteterore.

    Nuk perfitojne ndihme ekonomike:

    1. Shtetasit shqiptar qe banojne jashte shtetit
    2. Refugjatet e ardhur
    3. Personat qe kane nevoje per ndihme emergjente si pasoje e fatkeqesive natyrore dhe luftrave.

    Ndihma ekonomike u jepet familjeve te shtetasve shqiptar qe kane te ardhura te pamjaftueshme ose qe nuk kane te ardhura materiale jetese nga:

    1. Veprimtaria ekonomike;
    2. Mbrojtja shoqerore ose ndonje sistem tjeter mbrojtjeje;
    3. Kapital
    4. Anetare te familjes jashte shtetit

    Ndihma ekonomike shperndahet ne formen e “bllok ndihmes” qe nenkupton ndihmen, krejtesisht ne para, e cila jepet nga shteti per qellim te caktuar. Masa e ndihmes ekonomike mujore percaktohet nga Keshilli i Bashkise i cili merr ne konsiderate:

    1. Fondin e bllok-ndihmes
    2. Vendimin e Keshillit te Ministrave ne lidhje me kriteret e familjeve qe nuk kane te drejte te perfitojne ndihme ekonomike.

    Ndihma ekonomike eshte:

    1. E plote, kur mungojne te ardhurat krejtesisht;
    2. E pjesshme, kur ploteson te ardhurat te pamjaftueshme.

    Dokumentacioni i nevojshem per perfitimin e Ndihmes Ekonomike

    1. Dokumentacioni i ndihmes ekonomike per familjet qytetare:
    2. Çertifikate familjare ku shenohet familje e vjeter dhe per ndihme ekonomike
    3. Vertetim si banor i rajonit

    3.Vertetim nga kadastra qe nuk ka toke;

    4.Vertetim papunesie per anetaret e familjes mbi 16 vjeç

    1. Vertetim i periudhes se trajtimit me pagese papunesie;

    6.Librezat e punes origjinale (fotokopje e faqes se pare dhe te fundit per dorezim)

    1. Dokumentacioni per familjet qe kane ndryshuar vendbanimin nga fshati ne qytet:
    2. Dosja e perfituesit (ku te jete trajtuar deri ne momentin e shpernguljes)
    3. Libreza e punes (kur perfituesi ka ardhur per arsye te kerkuara ose te detyruara nga shteti);
    4. Çertifikate familjare e fshatit;

    4.Deklaratat mujore te periudhes se trajtimit dhe vjetorja, te firmosura nga administratori.

    1. Vertetim qe konfirmohet nga Zyra Rajonale, i cili permban masen e ndihmes ekonomike dhe periudhen e trajtimit, e firmosur dhe vulosur nga drejtori i Zyres Rajonale, Kryetari i Komunes, administratori.
    2. Vertetim nga Komuna per siperfaqen  dhe kategorine e tokes (firmosur dhe vulosur nga Kryetari i Komunes dhe Shefi i Kadastres)
    3. Çertifikata e pronesise nga hipoteka ose negativi, ne mungese te tyre tapia e tokes e firmosur, vulosur nga pergjegjesi i kadastres dhe Kryetari i Komunes.

    8.Dokumentet e perfitimit ne qytet.

    Per muajin Shkurt 2016 jane trajtuar ne skemen e Ndihmes Ekonomike ne Bashkine Malesi e Madhe  2.308  familje me nje fond 9.827.661 leke përkatësisht :

    1.Qendra Bashkia Malësi e Madhe trajton me Ndihmë Ekonomike 368 familje me një fond 1.609.909 leke

    1. Njesia Administrative Gruemire trajton me Ndihme Ekonomike 222 familje me nje fond 905.700 leke

    3.Njesia Administrative Kastrat trajton me Ndihme Ekonomike 454 familje me nje fond 1.795.700 leke

    1. Njesia Administrative Shkrel trajton me Ndihme Ekonomike 602 familje me nje fond 2.787.652 leke
    2. Njesia Administrative Kelmend trajton me Ndihme Ekonomike 488 familje me nje fond 2.021.400 leke

    6.Njesia Administrative Qendër trajton me Ndihme Ekonomike 174 familje me nje fond 707.300 leke

    Per muajin Shkurt 2016 jane trajtuar me pagese paaftesie  ne Bashkine Malesi e Madhe 1.483   persona me fond  14.512.542 leke   perkatesisht:

    1.Qendra Bashkia Malësi e Madhe trajton me pagese paaftesie 292  persona me një fond 2.898.444 leke

    1. Njesia Administrative Gruemire trajton me pagese paaftesie 306 persona me një fond 2.717.790 leke

    3.Njesia Administrative Kastrat trajton me pagese paaftesie 313 persona me një fond 3.210.660 leke

    1. Njesia Administrative Shkrel trajton me pagese paaftesie 202 persona me një fond 2.140.108 leke
    2. Njesia Administrative Kelmend trajton me pagese paaftesie 226 persona me një fond 2.107.940 leke

    6.Njesia Administrative Qendër trajton me pagese paaftesie 144 persona me një fond 1.437.690 leke

    Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn