• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

Njoftim për media Shpronësimet

  • Njoftim për media Shpronësimet

    NJOFTIM

    Të nderuar qytetarë!

    Në zbatim të ligjit Nr.9780 datë 16.07.2007 “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndertimet e Kundraligjshme” i ndryshuar , ligjit Nr.107 datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit “i ndryshuar , Vendimit nr.408 datë 13.05.2015 “Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit” i ndryshuar, si dhe  Vendimit Nr.10,datë 10.03.2016 , Të Komitetit për Zhvillimin e Rajoneve dhe për Shpërndarjen e Financimit për Projekte të Grantit “INFRASTRUKTURA VENDORE DHE RAJONALE”, Programi i Zhvillimit Vendor dhe Rajonal,Shtylla I,Thirrja I për Vitin 2016 në lidhje me “REHABILITIMIN E QËNDRES SË QYTETIT TË KOPLIKUT”. Ju njoftojmë që të paraqitni të gjithë dokumentacionin tekniko – ligjor që dispononi për ndërtimin e objektit tuaj pranë zyrës së IVMT-së Bashkia Malësi e Madhe deri në datën 09/09/2016, në rast të kundërt ndaj subjektit tuaj do të merren të gjitha masat në përputhje me ligjin.

    Ju faleminderit për mirëkuptimin!

    ZV/KRYETARI

     Sytki Ndrecaj

    Shkarko dokumentin

    Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn