• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

Lëpusha

  • Lëpusha

    Lëpusha

    LËPUSHA :  1260 m mbi nivelin e detit, pjesë e Alpeve Shqiptare, është një fshat i vogël malor në Njësinë Administrative Kelmend dhe vlerësohet si një ndër fshatrat më të bukur malor në Shqipëri e cila ndodhet rreth 70 km larg nga Kopliku.
    Emri i këtij fshati rrjedh nga një bimë barishtore me lule që quhet Lëpushtra.
    Lëpusha vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike malore më të frekuentuara , duke pritur çdo vit turistë të shumtë vendas dhe të huaj. Në rritjen e numrit të turistëve ka ndikuar infrastruktura shumë e mire rrugore si dhe ndërtimi dhe përmirësimi i kushteve të bujtinave.
    Klima në Lëpushë gjatë dimrit është shumë e ashpër, bora zgjat deri në tre stinë. Trashësia e borës ka arritur deri në 425 cm, klimë e cila favorizon zhvillimin e sporteve dimërore si alpinizëm, rrëshqitje mbi bore etj.
    Shpesh Lëpusha është krahasuar me majat më të bukura zvicerane nga turistë dhe media të huaja. Ky fshat malor është vlerësuar për bukurinë, veçantinë, klimën dhe mikpritjen e banorëve.

    Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedIn