-
- 11 Jul
THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË
THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË
Bashkia Malësi e Madhe shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret.Kandidati/ja duhet të jenë banorë të Bashkisë së Malësisë së Madhe dhe të moshës prej 15 deri 29 vjeç. Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji. Kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;
- b) të mos jetë i dënuar;
- c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
- d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;
Kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën:_Koplik, Qendër ,Bashkia Malësi e Madhe pranë zyrës së protokollit ose me postë deri me datë 11,08,2022 duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:
- a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
- b) jetëshkrim;
- c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;
- d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;
- dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;
- e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;