• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË

  • THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË

    THIRRJE PUBLIKE PËR KËSHILLIN VENDOR TË RINISË

    Bashkia   Malësi e Madhe  shpall thirrjen publike për anëtarësim në Këshillin Vendor të Rinisë. Thirrja është e hapur për të gjithë të interesuarit dhe që plotësojnë kriteret.Kandidati/ja duhet të jenë banorë të Bashkisë së Malësisë së Madhe  dhe të moshës prej 15 deri 29 vjeç. Përzgjedhja mes individëve që kanë shprehur interes bëhet nga grupi i punës përgjegjës i ngritur pranë Bashkisë duke u bazuar në kriteret dhe procedurat që parashikon ligji. Kandidatët përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

    • a) të jenë përfaqësues të një organizate rinore ose për të rinjtë;  
    • b) të mos jetë i dënuar;
    • c) të ketë përvojë në projekte, nisma dhe veprimtari rinore dhe për të rinjtë;
    • d) të mos ketë konflikt interesi për shkak të angazhimit të KVR;

    Kandidatët për KVR, përfaqësues të organizatave rinore ose për të rinjtë duhet të paraqesin interesin e tyre, në adresën:_Koplik, Qendër ,Bashkia Malësi e Madhe  pranë zyrës së protokollit ose me postë  deri me datë 11,08,2022  duke paraqitur dokumentet e mëposhtme:

    •  a) kërkesë me shkrim ku të shprehë interesin dhe motivimin për aplikim;
    •  b) jetëshkrim;
    • c) fotokopje të dokumenteve që mbështesin shënimet e jetëshkrimit;
    • d) vërtetim të gjendjes gjyqësore;
    • dh) vetëdeklarim lidhur me shmangien e konfliktit të interesave;
    •  e) referenca nga të paktën 2 bashkëpunëtorë të mëparshëm;