-
- 19 Feb
▶ Njoftim – Thirrje për aplikime për mbështetje financiare për nxënësit e arsimit parauniversitar publik
Në mbështetje të ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik “ nr.146/2014, neni 1 pika 3, Bashkia Malësi e Madhe njofton familjarët e nxënësve të arsimit parauniversitar publik, të cilët plotësojnë një nga krieteret e mëposhtme, të aplikojnë për të marrë mbështetje financiare. Numri total i bursave është 25.
Kriteret:
- Kriterin ekonomik: nxënësit e arsimit parauniversitar që ndjekin procesin mësimor në largësinë mbi 5 km dhe që plotësojnë kriterin ekonomik sipas pasqyrës nr.1 të VKM 666.
- Kriteri joekonomik: a) nxënësit të cilët kanë përfituar statusin e jetimit, b) nxënësit të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë, c) nxënësit të cilët gëzojnë statusin ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, si dhe nxënësit me aftësi të kufizuar, ç) nxënësit që nuk dëgjojnë apo nuk shikojnë të vërtetuar nga komisioni mjeko-ligjor, d) nxënësit, fëmijë të personit/personave që gëzojnë statusin e invalidit, e) nxënësit, të cilët janë identifikuar dhe trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror, ë) nxënësit, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, g) Nxënësit me një prind, kur njëri prej prindërve nuk jeton.
Dokumentacioni që kërkohet për nxënësit sipas kriterit ekonomik: 1. Certifikatë Familjare, 2. Certifikatë personale e nxënësit, 3. Vërtetim të ardhurash për çdo anëtar të familjes mbi moshën 18 vjeç, 4. Vërtetim vendbanimi, 5. Vërtetim nga drejtoria e shkollës për vazhdimin e vitit shkollor dhe 6. Kërkesë me shkrim
Dokumentacioni që kërkohet për nxënësit sipas kriterit joekonomik: 1. Certifikatë Familjare, 2. Certifikatë personale e nxënësit, 3. Vërtetim të statusit që ata kanë, 4. Vërtetim nga drejtoria e shkollës për vazhdimin e vitit shkollor dhe 5. Kërkesë me shkrim
Kjo thirrje publikohet në faqen zyrtare të institucionit dhe në mjediset e bashkisë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit të kërkuar pranë Bashkisë Malësi e Madhe, është data 10.03.2025
Faleminderit për mirëkuptimin!