-
- 20 Oct
▶ Njoftim – Shtyrje afati për bursat e ekselencës
Bashkia Malësi e Madhe njofton të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm të ulët dhe arsimit të mesëm të lartë të shkollave publike të Malësisë së Madhe, të cilët kanë përfunduar vitin shkollor 2024–2025 me të gjitha notat 10 dhe që nuk kanë dorëzuar dokumentacionin pranë bashkisë Malësi e Madhe deri me daten 20 tetor, se afati i ri për dorëzimin e dokumentëve është data 24 tetor 2025.
Dokumentet e domosdoshme për të përfituar shpërblimin financiar janë si më poshtë:
- Certifikatë personale
- Certifikatë familjare
- Dëftesë e vitit shkollor 2024-2025 me të gjitha 10-a.
- Vërtetim nga shkolla për vazhdimin e vitit shkollor 2025-2026.
- Vërtetim vendbanimi nga bashkia/njësia administrative.
Ndërsa, maturantët të cilët kanë përfunduar vitin shkollor 2024-2025 me të gjitha 10, rezultatet e provimeve të detyrueshme të maturës shtetërore duhet të jenë mbi 9.5. Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë është si për të gjithë nxënësit e tjerë, duke përjashtuar vetëm vërtetimin e vazhdimit të shkollës, meqënëse ata e kanë mbyllur ciklin e arsimit të mesëm të lartë.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 24 tetor 2025. Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Kulturës, Arsimit, Sportit, Turizmit dhe Rinisë në Bashkinë Malësi e Madhe.
Ky njoftim publikohet në faqen zyrtare web të bashkisë dhe afishohet fizikisht pranë godinës së bashkisë Malësi e Madhe.
Faleminderit për mirëkuptimin!