Arsimi dhe Shëndetësia
NJËSIA ADMIMINTRATIVE KOPLIK
Qendër Shëndetësore Koplik (1)
Ambulanca (1)
Përgjegjës File Çukaj
NJËSIA ADMINISTRATIVE GRUEMIRË
Qendër Shëndetësore (1)
Ambulanca (16)
Përgjegjës Artur Laçaj
NJËSIA ADMINISTRATIVE KASTRAT
Qendër Shëndetësore (1)
Ambulanca (27)
Përgjegjës Valer Kolnikaj
NJËSIA ADMINISTRATIVE KELMEND
Qendër Shëndetësore ( 1)
Ambulanca (6)
Përgjegjës Ardian Këlliçi
NJËSIA ADMNINISTRATIVE QENDËR
Qendër Shëndetësore (1)
Ambulanca (7)
Përgjegjës Armela Hebaj
NJËSIA ADMINISTRATIVE SHKREL
Qendër Shëndetësore (1)
Ambulanca (11)
Përgjegjës Rezart Koxhja
Në zbatim të VKM-së nr 697 datë 21.11.2018 ”Për një shtesë në vendimin me nr 903, datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, të ndryshuar, VKM-së nr 216 datë 20.04.2018 ”Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019 .
1.Studentët e shkëlqyer me notë mesatare maksimale 10(dhjetë), në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve në IAL. Përcaktuar sipas Agjensisë Kombëtare të Provimeve.
Dokumente që do të paraqesin:
• Kërkesë për aplikim bursë ku të jenë shënuar dhe numri i kontaktit.
• Çertifikatë familjare
• Saktësim adrese
• Vertetim nga Agjensia Kombëtare e Provimeve
• Vertetim i regjistrimit përfundimtar në vitin e parë , për vitin shkollor 2018-2019 në universitetet publike.
• Kopio të kartës së identitetit të studentit.
2.Studentët e regjistruar në vitet pas vitit të parë me notë mesatare 10(dhjetë), që duhet të kenë shlyer të gjitha provimet/detyrimet e viteve pararendëse.
Dokumente që do të paraqesin:
• Kërkesë për aplikim burse ku të jenë shënuar dhe numri i kontaktit.
• Çertifikatë familjare
• Saktësim adrese
• Vertetim që eshtë regjistruar dhe ndjek studimet në vitin e dytë e lart në programet e studimit në universitetet publike
• Vertetimin nga universiteti, që studenti ka notën mesatare 10(dhjetë) në vitet pararendese të studimeve.
• Vertetim/informacion i detajuar nga sekretaria e fakultetit për shlyerjen e të gjitha provimeve/detyrimeve të programeve të studimit në universitetet publike me notën 10(dhjetë)
• Kopio të kartës së identitetit të studentit.
3. Studentët që ndjekin studimet ne programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar sipas VKM-së, në institucionet publike.
Dokumente që do të paraqesin:
• Kërkesë për aplikim burse ku të jenë shënuar dhe numri i kontaktit.
• Çertifikatë familjare
• Saktësim adrese
• Vertetim nga universiteti për regjistrimin në programet e studimit që përbëjnë prioritet kombëtar.
• Kopio të kartës së identitetit të studentit.
3.1 Studentët e regjistruar në vitin e parë dhe në vitet pas të parit, në ciklin e parë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, në programet e studimit të fushes së mesuesisë, sipas VKM-së 216 datë 20.4.2018, me notë mesatare 9-10(nëntë deri në dhjetë) e përllogaritur si meastare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm përfshirë dhe rezultatet e maturës shtetërore për studentët e regjistruar në vititn e parë. Për studentët e regjistruar në vitet pas të parit duhet të përmbushin kriterin e notës mesatere 9-10(nëntë deri në dhjetë), e përllogaritur si mesatare e notave të të gjithe detyrimeve të parashikuara dhe të shlyera në vitet pararendëse të programeve përkatëse.
Dokumente që do të paraqesin:
• Kërkesë për aplikim burse ku të jenë shënuar dhe numri i kontaktit.
• Çertifikatë familjare
• Saktësim adrese
• Vertetim që eshtë regjistruar dhe ndjek studimet në vitin e parë dhe pas të parit të ciklit të parë të studimeve në fushat e mesuesesisë(Biologji-Kimi, Fizikë, Gjuhë –Letërsi, Gjuhë Angleze/Frenge/Italiane/Gjermane, Histori, Informatikë, Matetmatikë, Mësuesve Arsim Fillor,Mësuesve Arsim Parashkollor, Pedagogji Muzikore, Pikturë e Grafikë, Psikologji)
• Për studentët e regjistruar në vitet pas të parit Vertetmi/informacion i detajuar nga sekretaria e fakultetit për shlyerjen e të gjitha provimeve/detyrimeve të programeve të studimit në universitetet publike me notën 10(dhjetë)
• Për studentët e regjistruar në vitin e parë duhet të paraqesin diplomen e shkollës së mesme të noterizuar.
• Kopio të kartës së identitetit të studentit.
4. Studentët e regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë publik që u përkasin shtresave sociale në nevoje :
5. Studente në nevoje konsiderohen:
5.1 Studentët në nevojë sipas kriterit ekonomik ( Neni 5.2 Vkm 903.Datë 21.12.2016)
a. Studentët që ndjekin studimet në largesinë mbi 10 km nga vendbanimi i tyre I përhershëm familjet e të cilëve trajtohen me ndihme ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore .
b. Secili nga studentët , i cili rezulton bashkëshort me fëmijë , dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia vetëqeverisjes vendore.
c. Përsonat me aftësi të kufizuar , të vertetuar nga Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar
Dokumente që do të paraqesin:
• Kërkesë për aplikim burse ku të jenë shënuar dhe numri i kontaktit.
• Çertifikatë familjare
• Saktësim adrese
• Vertetim që nuk ushtrojnë aktivitet privat
• Vertetimin e ndihmës ekonomike.
• Vertetim i regjistrimit në programet e cilit të parë të studimeve me karakter professional
• Vertetim i regjistrimit në programet e integruara të studimeve të cilit të dytë
• Kopio të kartës së identitetit të studentit.
5.2 Studentët në nevojë jashtë kriterit ekonomik .( neni 5.2 vkm 903.datë 21.12.2016)
a) Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit(sipas Ligjit Nr. 8153, datë 30.10.1996)
Dokumetet që duhet të dorëzohen:
• Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
• Çertefikatën e vdekjes së dy prindërve;
• Fotokopje e noterizuar e statusit të jetimit të përfituar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë;
b) Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;
1. Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga të dy prindërit;
a. Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
b.Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë
prindërore ( nga të dy prindërit) ;
2.Rasti kur studenti e ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind dhe prindi tjetër nuk jeton;
a.Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
b.Vendim gjykate i formës së prerë që studenti ka humbur përgjegjësinë prindërore nga njëri prind;
c. Çertefikatë vdekjeje e prindit tjetër;
ç. Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror.
Dokumetet që duhet të dorëzohen:
• Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
• Vendim gjykate i formës së prerë që kanë humbur kujdesin prindëror;
• Vërtetim nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që janë trajtuar si viktima të trafikut të qënieve njerëzore;
d) Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.
Dokumetet që duhet të dorëzohen:
• Çertefikatë Familjare dhe fotokopje e kartës së identitetit;
• Çertefikatë vdekje e prindit që ka humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
• Vërtetim nga Ministria përkatëse;
Të gjithë aplikantët do të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar pranë zyrave me një ndalesë në Njëitë e Qeverisjes Vendore më të afërt (Qytet/Njësi Administrative)
Të gjithë dokumetacioni duhet të jetë në original, përvec aty ku kërkohet diploma e shkollës së mesme duhet të jetë fotokopje e noterizuar.