• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

Policia Bashkiake

  • Është organ  ekzekutiv i përfshirë në strukturën  e aparatit  të  Bashkisë  dhe  në  varësi të Kryetarit të Bashkisë;

  • Vepron si strukturë më vete dhe drejtohet nga Kryeinspektori i Policisë Bashkiake;

  • Shërbimi i Policisë Bashkiake si  strukture  organizative, ekzekutive pranë Bashkisë,  punën e saj  e  kryen  në  bazë  të  ligjit  8224 dt.15.07.1997, “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”, i ndryshuar,  si  edhe  në  rregulloren  Tip të Policisë Bashkiake;

  • Nuk  është  pjesë  përbërëse  e  forcave  të  armatosura  të Republikës së Shqipersië, por  gëzon  mbrojtje  ligjore  njëlloj  me  punonjësit  e  Policisë së Shtetit;

  • Punon për sigurimin  e  zbatimit  efektiv të  akteve  të  nxjerra  nga  Kryetari i  Bashkisë,  si  edhe  nga  Këshilli  Bashkiak, të  cilat  kanë  të  bëjnë  me sigurimin  e  rendit  dhe  të  qetësisë,  si  edhe  mbarëvajtjen e punëve  publike;

  • Siguron zbatimin e urdhërave të nxjerra nga Kryetari, që kanë të bëjnë me persona juridikë e fizikë, të cilët nuk plotësojnë detyrimet ligjore, fiskale, apo çdo detyrim tjetër pasuror.

  • Merr masat e duhura duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse të Bashkisë dhe ato jashtë saj për të garantuar mbrojtjen e ambientit nga ndotjet;

  • Informon Kryetarin e Bashkisë për rastet e epidemive;

  • Konstaton dhe shmangë ndërtimet pa leje, zënien e trojeve në mënyrë të paligjshme, të ndërtesave e subjekteve publike të Bashkisë

  • Merr masa për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike duke shmangur zëniet, zhurmat, përdorimin e altoparlanteve, borive, si edhe veprime të tjera që u shkaktojnë shqetësime qytetarëve;

  • Merr masa për ruajtjen dhe sigurimin e rendit kur ka grumbullime publike  si në treg , në raste ceremonish publike , artistike , fetare , sportive etj;

  • Kërkon respektimin e dispozitave ligjore të cilat rregullojnë veprimtarinë e shitblerjes në mjedise publike si edhe respektimin e orarit  të shërbimit të njësive tregëtare;

  • Aktivizohet dhe ndihmon në parandalimin  dhe evitimin e fatkeqësive të ndryshme;

  • Në përmbushjen e detyrave të saj Policia Bashkiake bashkërëndon punën edhe me Drejtori e zyra të tjera të aparatit të Bashkisë, sidomos me DPTTV-në, IMT-në, AMK-në, shërbimet publike, juridike, etj;

  • Bashkëpunim të veçantë Policia Bashkiake do të ketë edhe me Policinë e Shtetit për të gjitha problemet;

  • Punon me plan mujor dhe vjetor i cili miratohet nga Kryetari i Bashkisë;

  • Mban uniformën e vet dhe stemën e Bashkisë;

  • Kryen edhe detyra të tjera operative që ia ngarkon Kryetari i Bashkisë.

 

Akte ligjore

  • Ligji nr 8224 datë 15. 05. 1997 “ Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunës”
  • Rregullorja “ TIP “ e Policisë të Bashkisë e Komunës.
  • Ligji “ 139/2015 Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ”,
  • Kodi Rrugor të Republikës së Shqipërisë miratuar me Ligjin Nr. 8378 datë 22.07.1998, i ndryshuar
  • Akte të tjera nënligjore si dhe Vendime të Këshillit të Ministrave, Vendime të Këshillit Bashkiak dhe Urdhëra të Kryetarit të Bashkisë.

Struktura e Policisë Bashkiake

 

1 Kryeinspektor,

1 Inspektor Policie,

10 Policë.