• bashkiamalesiemadhe@hotmail.com

Planifikimi Urban

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 6

Ndërhyrje që nuk kërkojnë pajisjen me një leje ndërtimi

  1. Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për

veprimtaritë ndërtimore përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike,

mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, ndërhyrjet e mëposhtme

kryhen pa pajisje me leje ndërtimi dhe pa paraqitur deklaratë paraprake punimesh:

  1. a) Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2 të kësaj rregulloreje, që përfshijnë:

(i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me

kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:

rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe

ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;

pastrimi i fasadave;

riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë

përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra,

dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;

zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe

karakteristikave të veshjes;

riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;

riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;

vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;

vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;

 

sistemimi i oborreve;

riparimi i rrethimeve ekzistuese.

(ii) ndërhyrje të brendshme:

riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;

riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;

riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave.

(iii) ndërhyrje në impiante higjeno-sanitare:

veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjeno-sanitare dhe riparimet e impiantit;

  1. b) Punimet për eleminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me

aftësi të kufizuara;

  1. c) Levizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose

blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.

Neni 7

Punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh

  1. Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave ligjore të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi

për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë, mbrojtjes

nga zjarri, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, kryhen pa pajisjen me leje ndërtimi, pas

njoftimit të deklaratës paraprake të fillimit të punimeve pranë autoritetit kompetent të planifikimit dhe

zhvillimit, të gjitha punimet me anë të të cilave bëhet ndryshimi i organizimit të hapësirës në objekt,

zëvendësimi i aparaturave dhe pajisjeve ekzistuese, si dhe ndryshimet, të cilat nuk ndikojnë në

qëndrueshmërinë dhe sigurinë e objektit e nuk ndryshojnë elementet konstruktive mbajtëse, përfshirë:

(i) Punime të jashtme:

ndërhyrjet e mirëmbajtjes së zakonshme kur sjellin ndryshime të karakteristikave, formave dhe

ngjyrave ekzistuese;

vendosja e shtresave për rritjen e efiçiencës energjitike të ndërtesave ekzistuese.

(ii) Punime të brendshme, si:

përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme;

 

 

hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme;

krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarës (jombajtës) të brendshëm, i mjediseve për

shërbime higjienike;

realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes;

Punime të tjera,si:

punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të

kufizuara;

struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele, me materiale të

çmontueshme, pa përdorur struktura beton-armeje, blloqe betoni, murature e soleta dhe që

hiqen në çdo rast, brenda një afati kohor maksimal 6-mujor;

  • VKM nr. 686 date 22.11.2017 “Per miratimin e VKM Nr. 686 date 22.11.2017 “Për miratimin e Rregullores së Planifikimit të Territorit”.
  • VKM Nr.355 datë 19.04.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 408, datë 13.5.2015, të ndryshuar
  • VKM Nr.231 datë 21.03.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 408, datë 13.5.2015, të ndryshuar
  • Ligji nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”.
  • Ligji nr.107/2015, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.
  • Vendim i KKT-së Nr.1, datë 22.08.2014, “Për harmonizimin e instrumenteve të planifikimit vendor në funksion të ndarjes së re administrative-territoriale”
  • VKM nr.408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar.
  • Vendim i KKT-së nr.5, datë 29.12.2014, “Për idendifikimin e zonave të urbanizuara në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe miratimin e hartave ku mund të ndërhyhet në funksion të zhvillimit urban”.
  • VKM nr.671, datë 29.7.2015, “Për miratimin e rregullores së planifikimit të territorit”.
  • VKM nr.672, datë 29.7.2015, “Për një ndryshim në vendimin nr.408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”.
  • Vendim i KKT-së nr.1, datë 30.07.2015, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimi të territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore”.
  • VKM nr.1096, datë 28.12.2015, “Për miratimin e rregullave, kushteve e procedurave për përdorimin dhe menaxhimin e hapësirës publike”.
  • Vendim i KKT-së nr.09, datë 17.02.2016, “Për zbatimin e planeve të përgjithshmë vendore nga autoritetet vendore të zhvillimit të territorit”.
  • Vendim i KKT-së nr.6, datë 30.12.2015, “Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin Nr.1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimi të territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore”.
  • Vendim i KKT-së nr.5, datë 07.03.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga autoritetet e zhvillimi të territorit për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi deri në miratimin e planeve të përgjithshme vendore”.
  • VKM nr.860, datë 10.12.2014 “Për përcaktimin e mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave për ndërtimet pa leje dhe vlerave të zbatueshme për legalizim”.
  • Ligji nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”.
  • Ligji nr.10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”.
  • VKM nr.247, datë 30.04.2014 “Për përcaktimin e rregullave, të kërkesave dhe procedurave për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”.
  • VKM nr.686, datë 29.07.2015 “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”.  Ligji nr. 9270, datë 29.07.2004 “ Për sistemin e adresave “.
  • Ligji nr. 9951, datë 10.07.2008 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9270, datë 29.07.2004 “Për sistemin e adresave”.  VKM nr. 446, datë 05.03.2008 “Për përcaktimin e specifikimeve teknike të tabelave të emërtimeve të parqeve,shesheve,bulevardeve e rrugëve dhe të numërtimeve të ndërtesave”.
  • Urdhër i KM nr. 1411, datë 10.12. 2008 “ Për miratimin e modelit të adresës dhe radhën e vendosjes së elementëve të saj”.
  • Udhëzim i KM nr. 1412, datë 12.12.2008 “Për rregullat e numërtimit të ndërtesave në fshatra kur nuk ka mundësi të emërtimit të rrugëve.
  • Urdhër i KM nr. 1445, datë 22.12.2008 “Për miratimin e rregullores dhe rregullat e punës në harta për numërtimin e ndërtesave dhe përcaktimin e adresës së shtetasit nga bashkitë/komunat/njësitë bashkiake. Rregullore për rregullat e punës në hartë për numërtimin e ndërtesave dhe përcaktimin e adresës së shtetasve nga bashkitë/komunat/njësitë bashkiake.
  • VKM nr. 994, datë 09.12.2015 “Për proçedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi”.
  • VKM nr. 253, datë 06.03.2013 “Për përcaktimin e proçedurave të plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore”.
  • VKM nr. 338, datë 22.04.2015 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 253, datë 06.03.2013 “Për përcaktimin e proçedurave të plotësimit të akteve të marrjes së tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave bujqësore”.
  • Ligji nr. 171/2014 “Për përfundimin e proçedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ishndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”.