-
- 26 May
Reçi
Reçi : është një fshat i njohur për turizmin dhe historinë e tij në Njësinë Administrative Shkrel rreth 11 km larg nga Kopliku. Vendin kryesor e zë gështenja e Reçit, një produkt që furnizon tregun vendas dhe të huaj. Është një plantacion prej 500 ha me gështenja që përbën një ndër masivet pyjore më atraktive.
Ky fryt është identifikues për Reçin. Pema e gështenjës është mbjellë këtu 250 vjet më parë.
Duke qenë zonë kodrinore, gështenja dhe vreshtaria zënë hapësirën kryesor në Reç.
Reçi është kthyer në një atraksion për turizmin e natyrës, aventurës, traditës dhe kulinarisë. Në masivet pyjore të Reçit janë hapur shtigje për lëvizjen turistike të këmbësorëve, motorristëve dhe së fundi edhe për turizmin e biçikletave.
Reçi njihet edhe për historinë e tij të pasur sidomos për guximin dhe trimërinë e banorëve në disa luftëra ndaj pushtuesve. Ky fshat i vogël ka shumë dëshmorë të njohur të cilët përkujtohen çdo vit me festën e përvitshme të Reçit, në të cilën marrin pjesë mijëra banorë vendas dhe nga Shkodra e më gjërë.
Përvec turizmit natyror dhe kulinar Reçi njihet edhe për turizmin e traditës, të kulturës epike, të etnosit dhe të gojëdhënave. Sot kjo zonë është e hapur për një turizëm gjithë vjetor dhe ka akseset e nevojshme për ta ushtruar atë.