-
- 18 Mar
SONDAZH PËR PËRCAKTIMIN E PRIORITETEVE TË KOMUNITETIT
Ky sondazh jep informacion të përmbledhur për mënyrën si janë shpenzuar fondet publike në bashki gjatë vitit 2021 dhe i jep mundësi komunitetit të rekomandojë funksionet / shërbimet prioritare për të cilat bashkia duhet të shpenzojë më shumë para gjatë vitit të ardhshëm 2023.
Informacioni bazohet në të dhënat e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit për vitin 2021.Dokumenti interaktiv i monitorimit jep informacion të përmbledhur mbi realizimin e buxhetit dhe performancën e shërbimeve të ofruara gjatë vitit 2021.
Duke mbushur pyetësorin bini dakort që opinioni juaj të përdoret në proçesin e vendimarrjes për projektbuxhetin 2023-2025 të bashkisë.
Ky sondazh është përgatitur dhe do të përdoret nga Këshilli i Bashkisë Malësi e Madhe.