-
- 28 Mar
►Njoftim – Konsultim publik mbi projektin Përmirësimi i ofertës turistike dhe rritja e sezonalitetit ne fshatrat Lepushe dhe Vermosh
Bashkia Malësi e Madhe ditën e enjte dt: 31.03.2022 ora 10:00 në ambjentet e Këshillit Bashkiak organizon takimin e hapur me përfaqësues komuniteti lokal të fshatrave Lëpushe dhe Vermosh, ofruesit e shërbimeve të lidhura me turizmin, turistet, operatoret turistike qe operojnë ne territor, njesite e qeverisjes vendore, NjA Kelmend dhe Bashkia Malësi e Madhe, me qëllim dhënien e dakortësise për bashkëfinancimin e Projektit Përmirësimi i ofertës turistike dhe rritja e sezonalitetit në fshatrat Lepushe dhe Vermosh.
Komentet dhe rekomandimet tuaja mund të jepen direkt nëpermjet pjesëmarrjes suaj në takimin publik, por në pamundësi për të marrë pjesë në takim, mund të dërgohen me email, mund të komentohen në faqen web të bashkisë ose të dërgohen me postë deri me datë 15.04.2022.Shkarko projektin në linkun mëposhtëm:
Projekti: Përmirësimi i ofertës turistike dhe rritja e sezonalitetit në fshatrat Lëpushe dhe Vermosh