Thirrje për aplikime- “Dita e Turizmit Malor”

  • Thirrje për aplikime- “Dita e Turizmit Malor”

     

     

    Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizmin e aktivitetit “Dita e Turizmit Malor”.

     

    Përshkrimi i projektit:

    Dita e turizmit malor është një aktivitet që organizohet për të promovuar bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të Malësisë së Madhe. Ky aktivitet ka si qëllim të nxisë turistët të ekplorojnë natyrën dhe peisazhet malore si dhe të njihen me traditat dhe kulturën vendase. Prioritet i këtij aktiviteti është promovimi i turizmit të qëndrueshëm dhe mjedisit, duke inkurajuar mbrojtjen e këtyre vlerave të çmuara natyrore dhe duke prezantuar shembujt më të mirë të zhvillimit të turizmit në harmoni me natyrën.

    • Aktivitetet kryesore

    *Panair me produkte blegtorale, bujqësore dhe artizanale të zonës.

    *Hiking me guida turistike vendase

    *Udhëtim me kuaj

    *Xhiro me biçikleta mali

    *Lojëra sportive (futboll, volejboll etj.)

    *Koncert artistik

    Qëllimi i projektit:

    • Promovimi i resurseve natyrore malore të bashkisë Malësi e Madhe
    • Nxitja e fermereve në prodhimin e produkteve lokale dhe lidhja e tyre me pronaret e bujtinave, hoteleve dhe resorteve që operojnë në fushën e turizmit për të servirur tek klientet e tyre produktet e zonës sonë.
    • Plotësimi i paketës turistike, duke sjellë mundësi të reja argëtimi si: sportet në natyrë ( hiking, ture me bicikleta mali, me kuaj etj)
    • Argëtimi i banorëve dhe turistëve.

    Aplikimi:

    1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    2. a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
    3. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
    4. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.

    Nuk mund të aplikojnë:

    Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

    Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

    Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 02.05.2024

    Data e fundit e aplikimeve 23.05.2024

    Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 24.05.2024

    Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 24.05.2024

    Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.

    Dorëzimi i dokumentacionit:

    Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

    Fondi limit është 600.000 lekë

    Data e organizimit të aktivitetit është një datë në 2 javët e para të muajit Qershor.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)

    Kriteret e kërkuara:

    Operatori që merr përsipër realizimin e këtij aktiviteti, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve promovuese, turistike, kulturore etj.

    Operatori duhet të ketë në CV-në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla;

    Operatori duhet të ketë bashkëpunime artistike të nivelit të lartë.

    Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Dita e Turizmit Malor”:

    1. Aktiviteti do të zhvillohet në fund të muajit Maj 2024 me një programacion të larmishëm të shtrirë përgjatë gjithë ditës;
    2. Oraret e preferuara nga ora 10:00 – 19:00;
    3. Subjekti, në koordinim me Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë Malësi e Madhe, duhet të përzgjedhë vendet ku do të zhvillohen aktivitetet;
    4. Panairi të ketë të paktën 5 stenda, 10 do të ishte e pëlqyeshme.
    5. Të realizohen të paktën dy guida turistike, shtigjet për hiking të përzgjidhen në bashkëpunim me sektorin e turizmit pranë bashkisë Malësi e Madhe.
    6. Të mundësojë të paktën 5 kuaj në dispozicion të vizitorëve dhe turistëve që kanë dëshirë të kalërojnë dhe minimumi 8 bicikleta mali për ata që dëshirojnë të eksplorojnë shtigjet malore me biçikleta mali.
    7. Të vërë në dispozicion materiale sportive për të gjithë ata që dëshirojnë të ushtrojnë sporte si: futboll, volejboll. Gjithashtu të mundësojë dy autobusë për të rinjtë që duan të zhvillojnë gara sportive në Razëm.
    8. Subjekti duhet të realizojë një koncert festiv me DJ, muzikë live dhe këngëtarë të njohur të skenës por edhe këngëtar të zonës, si dhe moderator me eksperiencë në drejtimin e aktiviteteve. Skena e koncertit duhet të jetë jo më e vogël se përmasat 4 x 3, ndriçim profesional, ekran led wall përmasat e të cilit në total të jenë minimumi 4 x 3, fonia e përshtatshme për muzikë LIVE dhe për të mbuluar tërësisht hapësirën e fushës së Razmes, ku do të zhvillohet koncerti.
    9. Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë Malësi e Madhe.
    10. Është e detyrueshme që krejt aktiviteti i “Ditës së Turizmit Malor” të mbulohet me fotografi dhe filmim profesional me cilësi 4 K, gjithashtu të realizohen video të shkurtëra dhe profesionale të përshtatshme për t’u publikuar në rrjetet sociale të bashkisë Malësi e Madhe.

    Shkarko dokumentet e mëposhtme:

     

    Formular Aplikimi

     

    Deklaratë e aplikuesit

     

    Preventiv i përgjithshëm

     

    Preventiv për zërat që mbulon bashkia

     

    Lista e dokumentave