-
- 08 Jul
Thirrje për aplikime- “Folk Fest”
Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizmin e aktivitetit “Folk Fest”.
Përshkrimi i projektit:
Ky aktivitet është një festë për traditën, folklorin, këngët e lashta e të bukura të Malësisë së Madhe dhe qarkut Shkodër. Qëllimi i këtij aktiviteti është të bëjë bashkë artistë, instrumentistë, valltarë dhe njerëz të artit dhe kulturës për të rigjallëruar jetën artistike-kulturore me karakter folklorik, i cili prezanton qartë thesaret e trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale të trevës sonë.
- Aktivitetet kryesore
- Këngë tradicionale folklorike, popullore
- Valle, kërcime tradicionale
- Melodi nga instrumente shekullore (lahutë, çifteli, fyell, gjeth etj)
- Këngë akapelo
Qëllimi i projektit:
Rigjallërimi i artit, kulturës, traditave. Mbrojtja dhe promovimi i folklorit tek brezat e rinj.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
- a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
- Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 08.07.2024
Data e fundit e aplikimeve 22.07.2024
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 24.07.2024
Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 25.07.2024
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale dhe dy fotokopje projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit me TVSH është 300,000 lekë me TVSH
Fondi limit pa TVSH është 250,000 lekë pa TVSH
Data e organizimit të aktivitetit është data 20 gusht 2024, mund të shtyhet në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)
Kriteret e kërkuara:
Operatori që merr përsipër realizimin e Logu i Bjeshkëve, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.
Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Fest Folk”
Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Fest Folk” duke marrë në konsideratë specifikimet e mëposhtme:
1.Këngëtar të muzikës folklorike-popullore (të paktën 5)
2.Instrumentistë të veglave muzikore të vjetra:lahutë,çifteli,fyell,gjeth,zumare,gur etj. (Të paktën 10)
3.Libret. Të përgatitë libret që i përshtetet qëllimit dhe natyrës së këtij aktiviteti. Të përmbajë elementë lirike-epike, që përshkruajnë me figura letrare por edhe me fakte historike instrumentet shekullore dhe trashëgiminë kulturore të trevës sonë.
4.Të mundësojë dhe të përzgjedhë moderator/konferencier të aktivitetit. (Me eksperiencë në moderimin e aktiviteteve të tilla)
5.Të bëjë të mundur që ky aktivitet të ketë drejtues artistik të aftë në përgatitjen e grupit artistik, përzgjedhjen e materialeve që do të shfaqen në koncertin ”Folk Fest” dhe të aftë për të krijuar strukturën e programit sa më të qartë dhe me stil artistik.
6.Të bëjë të mundur foni për interpretime Live dhe shërbim ndriçimi.
7.Kokteil për të paktën 70 persona. (Sepse në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe grupe artistike nga Qarku Shkodër nga zona të largëta si Pukë, Fushë Arrëz,Vau Dejës etj.)
Shënim: Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.
Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës. Subjekti në përfundim të aktivitetit të sjellë materiale foto/video, të cilat vërtetojnë zhvillimin e aktivitetit me cilësi dhe sipas kushteve të vendosura mes palëve.
Shkarko dokumentet e mëposhtme:
Preventiv për zërat që mbulon bashkia