-
- 31 Jul
Thirrje për aplikime – “Lojëra Popullore Fest”
Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizmin e aktivitetit “Lojëra Popullore Fest”.
Përshkrimi i projektit:
“Lojëra Popullore Fest” është përçimi i trashëgimisë kulturore dhe promovimi i turizmit kulturor në Bashkinë Malësi e Madhe. Festivali synon të ruajë dhe të prezantojë vlerat tradicionale, duke i bërë ato tërheqëse për komunitetin lokal dhe vizitorët, dhe të nxisë ndërgjegjësimin për pasuritë kulturore dhe turistike të rajonit, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të komunitetit.
- Aktivitetet kryesore
- Lojëra popullore
- Valle tradicionale
- Koncert artistik
Qëllimi i projektit:
Përfshirja e të rinjve në jetën kulturore të zonës dhe transmetimi i artit dhe traditave tek brezat e rinj.
Aplikimi:
- Të drejtën për të aplikuar e kanë:
a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore; - Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
- Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
Nuk mund të aplikojnë:
Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:
Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 31.07.2024
Data e fundit e aplikimeve 12.08.2024
Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 14.08.2024
Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 15.08.2024
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit me TVSH është 400,000 lekë
Fondi limit pa TVSH është 333,333 lekë
Data e organizimit të aktivitetit është një datë brenda muajve gusht-shtator, mund të shtyhet në rast se parashikohet mot me reshje dhe stuhi.(Shtyrja e datës ose planifikimi i një date tjetër bëhet vetëm nga Drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.)
Kriteret e kërkuara:
Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit ”Lojëra Popullore Fest”, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.
Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.
Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.
Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Lojëra Popullore Fest”
Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Lojëra Popullore Fest” duke marrë në konsideratë specifikimet e mëposhtme:
- Në projekt duhet të parashikohet zhvillimi i një aktiviteti artistik.
- Subjekti duhet të përzgjedhë një skenë me përmasa minimumi 4×5 për realizimin e koncertit të madh si dhe foni dhe ndriçim profesional;
- Trupat pjesëmarrëse të jenë jo më pak se 5 trupa që vijnë nga qytete të ndryshme të Qarkut Shkodër, vlerësohet prania e trupave ndërkombëtare nga shtete të ndryshme të rajonit ose më gjërë.
- Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.
- Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës.
Shkarko dokumentet e mëposhtme:
Preventiv për zërat që mbulon bashkia