▶ FTESË E HAPUR PËR REALIZIMIN E AKTIVITETIT: ” Takimi i Lahutarëve Shqipfolës”

  • ▶ FTESË E HAPUR PËR REALIZIMIN E AKTIVITETIT: ” Takimi i Lahutarëve Shqipfolës”

    Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizmin e aktivitetit “Takimi i Lahutarëve Shqipfolës”.

    Përshkrimi i projektit:

    “Takimi i Lahutarëve Shqipfolës” është një aktivitet kulturor me karakter promovues dhe ruajtës të trashëgimisë gojore shqiptare, që ka në qendër lahutën si një instrument tradicional dhe këngët epike që lidhen me historinë, mitologjinë dhe identitetin kombëtar shqiptar.

     

    Ky projekt synon të mbledhë lahutarë nga trevat e ndryshme shqipfolëse – Shqipëri, Kosovë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora – për të ndarë interpretimet e tyre, për të promovuar lahutën si pasuri e trashëgimisë shpirtërore dhe për të forcuar ndërlidhjen mes brezave.

    • Aktivitetet kryesore
    • Këngë me lahutë
    • Ekspozitë e lahutës
    • Këngë e valle popullore

    Qëllimi i projektit:

    Të ruhet dhe promovohet tradita e lahutës dhe këngëve epike.

    Të krijohet një hapësirë bashkëpunimi dhe njohjeje mes lahutarëve shqipfolës.

    Aplikimi:

    1. Të drejtën për të aplikuar e kanë:
    2. a) Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore;
    3. Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip, bashkëngjitur kësaj ftese.
    4. Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguara vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organe të tjera në favor të Bashkisë Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.

     

    Nuk mund të aplikojnë:

    Personat juridikë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, qëndrore ose vendore, që vetfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratuara me ligj.

    Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit:

    Shpallja e Ftesës së Hapur bëhet më datë 01.07.2025

    Data e fundit e aplikimeve 14.07.2025

    Këshilli Artistiko-Kulturor i Bashkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 16.07.2025

    Shpallja e fituesit do të bëhet me datë 17.07.2025

    Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.

     

    Dorëzimi i dokumentacionit:

    Aplikuesit duhet të dorëzojnë në dy kopje origjinale projektin dhe dokumentat e tjera të kërkuara tek Zyra e Protokollit, pranë Bashkisë Malësi e Madhe, sipas kritereve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese, i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.

     

    Fondi limit me TVSH është 1,000,000 lekë

    Fondi limit pa TVSH është  833,333 lekë 

    Aktiviteti duhet të zhvillohet brenda muajve korrik-gusht-shtator

    Data përcaktohet nga drejtoria e Kulturës pranë bashkisë Malësi e Madhe.

    Kriteret e kërkuara:

    Operatori që merr përsipër realizimin e aktivitetit ”Takimi i Lahutarëve Shqipfolës”, duhet të ketë eksperiencë të njohur në zhvillimin e aktiviteteve të këtij lloji.

    Operatori duhet të ketë në CV – në e tij arritje dhe suksese të vërtetueshme në evente të tilla.

    Vlerësohet cilësia artistiko – kulturore e projektit.

    Specifika të tjera për organizimin e aktivitetit “Takimi i Lahutarëve Shqipfolës”

    Subjekti të marrë përsipër realizimin me cilësi të aktivitetit ”Takimi i Lahutarëve Shqipfolës” duke zbatuar specifikimet e mëposhtme:

    1. Në projekt duhet të parashikohet zhvillimi i një aktiviteti artistik me një minutazh nga 120 min – 150 min
    2. Në këtë aktivitet të ketë skenë me këto parametra: (Minimumi gjërësi 6m x thellësi 4 m). Sipërfaqja e skenës e zezë e gomuar, me shkallë. Skena në të gjitha anët e dukshme të saj të jetë e mbuluar me copë të zezë
    3. Të ketë Foni Profesionale me këto parametra: (Të jetë e përshtatshme për ambiente të jashtme, për muzikë live dhe interpretime Live. Të mbulojë një hapësirë të jashtme mbi 5,000 m². Të ketë të pakten 5 mikrofona valor, 10 mikrofona me stativë, profesional, që transmetojnë zërin pastër, pa interferime, pa zhurmë.)
    4. Ekrani led me rezolucion jo më shumë se 2.6 mm për ambient të jashtëm (20m ²)
    5. Ndriçim (seti i pasijeve të mundësojë krijimin e atmosferës në skenë dhe për publikun. Seti duhet të përmbajë:Fresnel Lights,Spotlights (Follow Spots), Moving Heads,LED Par Cans, Strobe Lights,Wash Lights, Blinder Lights, Tym skenik. Etj
    6. Lahutar nga të gjitha trevat shqipfolëse (të paktën 10)
    7. Këngëtarë i/e muzikës popullore – folklorike i/e njohur në trevat shqipfolëse
    8. Valltar të paktën 5 çifte djem & vajza, të cilët interpretojnë valle tradicionale dhe kërcime të Malësisë së Madhe. (duhet të jenë të veshur me veshje popullore, të krahinës sonë.)
    9. Moderator me eksperiencë në moderimin e aktiviteteve të këtij lloji.
    10. Libret – Ku të përshkruhet qartë e gjithë struktura e programit nga hyrja deri në përfundim. Të ketë në epiqendër instrumentin e lahutës dhe lahutarëve, historinë dhe rolin që ka pasur dhe ka ky instrument në trashëgiminë tonë kulturore dhe në identitetin tonë si shqiptar.
    11. Drejtues Artistik – Person me eksperiencë, të krijojë një program artistik të pasur, të saktë dhe profesional. Të njohë mirë folklorin shqiptar në përgjithësi dhe të Malësisë së Madhe në veçanti.

    12.Subjekti të marrë përsiper organizimin e një ekspozite kushtuar realizimit të lahutës nga fillimi deri në fund.

    1. Të sigurojë karrige për listën e të ftuarve nga Drejtoria e Kulturës.

     Shënime të rëndësishme:Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit, përmes banerave, mediave sociale, reklamave televizive etj. në koordinim me Drejtorinë e Kulturës, ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe.

    I gjithë grupi artistik që shfaqet në skenë duhet të jenë të veshur me kostume kombëtare/ krahinore varësisht nga treva që përfaqësojnë.

    I gjithë programi artistik dhe sidomos interpretimet me lahutë duhet të jenë Live

    Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës.

    Shkarko dokumentet: 

    Formular Aplikimi

     

    Deklaratë e aplikuesit

     

    Preventiv i përgjithshëm

     

    Preventiv për zërat që mbulon bashkia

     

    Lista e dokumentave