-
- 06 May
Thirrje për aplikime – “SHFAQJE TEATRALE PËR FËMIJË“.
Bashkia Malësi e Madhe shpall ftesë të hapur për organizimin e projektit “SHFAQJE TEATRALE PËR FËMIJË“.
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Ky projekt synon realizimin e disa shfaqjeve teatrale për fëmijë, me qëllim ofrimin e një
përvoje kulturore, edukative dhe argëtuese. Shfaqja do të ndërtohet mbi një skenar të
përshtatshëm për moshat e vogla, duke përfshirë elemente artistike, vizuale dhe didaktike
që nxisin imagjinatën dhe kreativitetin e fëmijëve.Përmes këtij projekti synohet të afrohen fëmijët me artin skenik dhe teatrin si formë edukimi dhe argëtimi, duke kontribuar në zhvillimin e tyre emocional dhe social.
QËLLIMI I PROJEKTIT
Qëllimi kryesor i projektit është realizimi i një shfaqje teatrale për fëmijë që kombinon
argëtimin dhe edukimin, duke promovuar vlera pozitive përmes artit.
Objektivat specifike:
- Ofrohet një përvojë kulturore dhe argëtuese për fëmijët
- Promovohet arti teatral tek moshat e reja
- Stimulohen imagjinata dhe kreativiteti i fëmijëve
- Përcillen mesazhe edukative dhe morale përmes shfaqjes
- Krijohet një aktivitet kulturor i hapur për komunitetin
APLIKIMI
1.Të drejtën për të aplikuar e kanë:
Çdo person fizik/juridik i regjistruar dhe që ushtron veprimtari artistiko-kulturore:
2.Aplikimi për organizimin e këtij projekti duhet të paraqitet në formën sipas formularit tip,bashkëngjitur kësaj ftese.
3.Subjekti aplikues nuk duhet të ketë detyrime të papaguar vendore, detyrime të ngarkuara nga organet kompetente audituese apo detyrime të ngarkuara nga organet të tjera në favor të Bashkisë Malësi e Madhe. Mospërmbushja e këtij kriteri është shkak skualifikimi.
NUK MUND TË APLIKOJNË:
Personat juridkë publikë që përfaqësojnë institucionet dhe ndërrmarrjet shtetërore ,qëndrore ose vendore,që vetëfinancohen ose financohen nga buxheti i shtetit ose nga ente të tjera publike të miratura me ligj.
KOHA E ZHVILLIMIT DHE SHPALLJES SË FITUESIT:
– Shpallja e ftesës së hapur bëhet me datë 06.05.2026
– Data e fundit për aplikim: 15.05.2026
– Këshilli Artistiko-Kulturor i BAshkisë Malësi e Madhe do të mblidhet me datën 18.05.2026.
– Shpallja e fituesit deri me datën 21.05.2026
Fituesi do të njoftohet publikisht nga Bashkia Malësi e Madhe.
DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT
Aplikuesit duhet të dorëzojnë projektin në dy kopje origjinale dhe dyfotokopje dhe dokumentat e tjera të kërkuara pranë Zyrës së Protokollit të Bashkisë Malësi e Madhe,sipas kriterve të përcaktuara në formularin tip bashkëngjitur kësaj ftese ,i cili duhet të plotësohet në mënyrë elektronike.
Fondi limit është 1.200.000 lekë.
– Realizimi i projektit duhet të mbyllet brenda muajit Qershor 2026.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
– Eksperiencë në realizimin e projekteve artistike dhe edukative për fëmijë
– CV me arritje të dokumentuara në fushën e teatrit ose aktiviteteve kulturore
– Cilësi artistike dhe edukative e projektit
– Kapacitete profesionale (regjisorë, aktorë, kostumograf,skenograf ,dramaturg,artdesign, etj)
– Aftësi për të punuar me fëmijë dhe institucione arsimore
SPECIFIKA TË TJERA PËR ORGANIZIMIN E PROJEKTIT “SHFAQJE TEATRALE PËR FËMIJË”
- Subjekti duhet të marrë përsiper që aktiviteti të zhvillohet maksimumi në dy ditë në shkollat e të gjithave Njësive Administrative të Bashkisë Malësi e Madhe.
- Shfaqja teatrale do të jepen të paktën një herë në çdo njësi administrative ,sipas planifikimit të bashkisë.
- Kohezgjatia e çdo shfaqje teatrale duhet të jetë nga 45minuta deri 1 orë.
- Dokumentimi me foto /video i gjithë procesit dhe shfaqjes finale.
- Shfaqja duhet të jenë të përshtatshme për fëmijë dhe të realizohen në mënyrë interaktive
dhe edukative.
Shënim:Subjekti duhet të realizojë promovimin në kohë të aktivitetit ,përmes banerave ,mediave sociale,reklamave televizive etj,në koordinim me Drejtorinë e Kulturës ,ku qartazi duhet të shfaqet logoja zyrtare e Bashkisë Malësi e Madhe .Subjekti duhet të koordinojë punën gjatë gjithë kohës parapërgatitore me Drejtorinë e Kulturës.Subjekti në përfundim të projektit të sjellë foto /video,përgjatë gjithë proçesit të zhvillimit të këtij projekti.
Shkarko dokumentet e mëposhtme:
Preventiv për zërat që mbulon bashkia